Aktualitet

EMRAT/ Ekstradohen 2 shqiptarë nga Gjermania, ishin dënuar për mashtrim

Ilir Nazaj dhe Kristaq Tola u ekstraduan nga Gjermania, pasi ishin dënuar nga Gjykata e Tiranës për mashtrim.

D.XH
EMRAT/ Ekstradohen 2 shqiptarë nga Gjermania, ishin dënuar për
Ekstradim

RINAS- Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishin dënuar me burg për veprën penale të mashtrimit. Dy shqiptarët janë vënë në pranga në shtetin gjerman, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ilir Nazaj është dënuar nga gjykatat shqiptare 6 vite e 6 muaj burg, ndërsa Kristaq Tola është dënuar 5 vite burg, për veprën e mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, shtetasit:

– Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”./ZËRI/

Poll

MOS HUMB