Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa/ 3 km radhë makinash në Kapshticë

Radhë kilometrike makinash ka pasur sidomos në Kapshticë, pasi pala greke punon me sportel të reduktuar.

D.XH
Emigrantët kthehen për festa/ 3 km radhë makinash në
Kapshtice

KAPSHTICË – Festat e fundvitit kanë bërë që në vendet e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, të kthehet radha kilometrike e makinave. Radha e automjeteve për të hyrë në Shqipëri nga Kapshtica mësohet se ka shkuar në 3 kilometër.

Pala greke ka punuar me personel të reduktuar, edhe pse dihet fare mirë se kjo është periudhë, kur shqiptarët vijnë masivisht në Shqipëri, për të festuar me të afërmit festat. Ndërsa, pala shqiptare ka marrë masat dhe ka rritur sportelet.

Qytetarët janë detyruar që të presin deri 5 orë për të hyrë në territorin e Shqipërisë. Situatë problematike paraqitet edhe në Doganën e Qafë-Thanës. Edhe në këtë pikë kufitare, autoritetet maqedonase kanë ulur numrin e sporteleve, duke sjellë radhë të gjata.

Cili është fluksi i hyrjeve dhe daljeve në dogana

Gjatë 24 orëve të fundit, në Doganën e Kapshticës kanë hyrë 5518 persona dhe kanë dalë 2185. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2145 persona dhe kanë dalë 2512.

Si çdo fundvit, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi kthehen në Shqipëri, për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB