Aktualitet

Pjesa e tetë-VITA MANIA/ ABPM dhe pikat e farmacive heshtin pas denoncimit të ZËRI-t, kush mban përgjegjësi për shitjen e suplementeve pa kriter?!

Pyetjes se kush mban përgjegjësi mund t’i përgjigjen autoritetet, ndërsa ne mundemi vetëm t’ju japim këshilla për t’ju orientuar e ndërgjegjësuar për protokollin që duhet të ndiqni në vijim dhe të thëna këto nga një mjek.

Redaksia Zëri
Pjesa e tetë-VITA MANIA/ ABPM dhe pikat e farmacive heshtin pas denoncimit
AKBPM

TIRANË- ZËRI e ka bërë hapin, ka nisur një shkresë zyrtare kundrejt Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe të gjitha pikave të farmacive që janë përfshirë në këtë investigim. Por deri në publikimin e këtij materiali, nuk kemi ende një përgjigje zyrtare për mënyrën e futjes së këtyre aparaturave, monitorimin apo faktin që farmacitë nga pika të autorizuara për shitjen e medikamenteve me recetë janë kthyer në biznese të mirëfillta.

Ilir Alimehmeti:

Unë ftoj në radhë të parë, kush është personel mjekësor, të zbatojë atë që ka mësuar në shkollë, atë që ka mësuar gjatë jetës së tyre profesionale që e dinë që është protokoll i duhur, trajtimi, diagnostikimi e me radhë dhe të veprojnë vetëm në bazë të laboratorëve dhe pikave të certifikuara, cilado qofshin ato. Çdo veprim jashtë këtyre do të thotë që ke filluar të lëvizësh jashtë protokolleve mjekësore dhe jashtë etikës shëndetësore. Më pas organet përkatëse të bëjnë veprimet e tyre, ftoj Urdhrin e Farmacistëve këtë radhë që të bëjnë këto lloj veprimesh përkatëse, informimi. Ftoj këtu dhe institucionet që të bëjnë punën e tyre siç është për tu bërë. Këto lloj skemash përsa kohë arrijnë dhe kapen, kapen nga ju, kapen nga ne dhe vijnë informacion, fare mirë mund të kapeshin nga institucionet që kanë detyrë të parandalojnë sjellje të tilla.

Pyetjes se kush mban përgjegjësi mund t’i përgjigjen autoritetet, ndërsa ne mundemi vetëm t’ju japim këshilla për t’ju orientuar e ndërgjegjësuar për protokollin që duhet të ndiqni në vijim dhe të thëna këto nga një mjek.

Ilir Alimehmeti:

Njerëzve duhet tua themi, nëse bini pre e këtij lloj grepi, e këtij lloj karremi për të marrë suplemente, nuk është kjo rruga e duhur. Rruga e duhur është të merrni një këshillë mjekësore dhe në rast nevoje të bëni analiza atje ku duhet, në vende të certifikuara, shtetërore apo private pastaj është vendim personal, por duhet të jenë laboratorë të akredituar. Mjekësia nuk ka lindur që të bëhen lekë përmes ilaçeve, mjekësia ka lindur për të ndihmuar jetën dhe shëndetin e njerëzve. Pra në perdorim mjetet kur na duhen, por kur nuk na duhen, absolutisht jo. Nëse ka një ankesë do shkojë tek mjeku i vet përkatës, mjeku vet i besuar për tu trajtuar për t’i dhënë ankesat e tij dhe pastaj ai bën vlerësimin. Mos të kapen rrugës nga njerëz, nga biznese private e me radhë që i thonë, ti je i sëmurë, ndërkohë që janë krejtësisht të shëndetshëm. Minimalisht të kërkojnë një mendim të dytë, përpara se të veprojnë.

Poll

MOS HUMB