Aktualitet

Pjesa e pestë-VITA MANIA/ Farmaci Coli’s dhe Orange mbushin rekomandimet: Merri patjetër këto suplemente! (ÇMIMET-MARKAT)

Në përgjimin e bërë nga ZËRI në farmacinë “Coli’s” dhe “Orange” dëgjohet qartë listimi i suplementeve nga punonjëset bashkë me çmimet përkatëse, si dhe shprehinë për t’ia bërë sa më të nevojshme pacientit blerjen e tyre: DUHET T’I MARRËSH PATJETËR!

Redaksia Zëri
Pjesa e pestë-VITA MANIA/ Farmaci Coli’s dhe Orange mbushin
Investigimi Vita Mania

TIRANË- Hapi i radhës është pikërisht qëllimi për të cilin është bërë dhe futja e aparaturave “Vita min professional” e “Vitastiq” në të gjitha pikat e farmacive në Shqipëri, nxitja për blerjen e suplementeve.

Në përgjimin e bërë nga ZËRI në farmacinë “Coli’s” dhe “Orange” dëgjohet qartë listimi i suplementeve nga punonjëset bashkë me çmimet përkatëse, si dhe shprehinë për t’ia bërë sa më të nevojshme pacientit blerjen e tyre: DUHET T’I MARRËSH PATJETËR!

Të sëmurë, njerëz që ndihen të lodhur, adoleshentë të kequshqyer, të moshuar me probleme me tensionin e sëmundje të ndryshme kronike, bashkë me qytetarë të tjerë, joshen nga nga promocionet e bër në rrjetet sociale për matjet e vitaminave dhe mineraleve falas apo kundrejt një tarife prej 1000 apo 2000 lekësh të reja, për të shmangur faturat e kripura të laboratorëve të certifikuar, ku matja e vitaminave përmes gjakut kushton jo më pak se 20.000 lekë të reja.

Marka të ndryshme suplementesh qëndrojnë në dollapet e farmacive në radhë për tu shitur. Një nga market më të rekomanduara, siç dëgjohet edhe në audio-përgjim, është ‘Solgar’.

Dhe i vetmi specialist që udhëzon përdorimin e tyre është farmacisti, që në këtë rast ka marrë rolin e shitësit të sa më shumë produkteve për të arritur një normë fitimi.

 

Poll

MOS HUMB