Aktualitet

Pjesa e katërt-VITA MANIA/ Farmaci “Orange” pranon marzhin e gabimit, Alimehmeti: Ndaj nuk janë certifikuar

Atëherë, ç’kuptim ka realizimi i këtyre matjeve, kur janë gabim?

Redaksia Zëri
Pjesa e katërt-VITA MANIA/ Farmaci “Orange” pranon marzhin e
Farmaci "Orange"

TIRANË- Në këtë pjesë të katërt, kuptojmë se edhe vetë punonjëset apo farmacistet pranojnë marzhin e gabimit në këto aparatura. Zonja në fjalë është në një pikat e farmaci “Orange” dhe shpjegon se ka një marzh gabimi mes matjeve që bëhen në këto aparatura dhe atyre që bëhen nëpërmjet gjakut në laboratorët e certifikuar.

Atëherë, ç’kuptim ka realizimi i këtyre matjeve, kur janë gabim?

Ilir Alimehmeti, Epidemiolog klinik dhe endokrinolog thotë për ZËRI-n se janë pikërisht këto mangësi që kanë bërë që këto aparatura të mos marrin certifikimet e nevojshme.

Ilir Alimehmeti:

E vërteta është që tregu jonë farmaceutik ka probleme dhe besoj të gjithë e dinë që shumë ilaçe mund t’i blesh edhe pa recetë mjekësore fare, pavarësisht se ligji e tregon shumë qartë. Marr rastin e antibiotikëve. Kjo është situata edhe për këto lloj pajisjesh mjekësore, pra pikërisht për të kuptuar nëse një pajisje mat me të vërtetë ato që pretendon që mat, shkon dhe vërtetohet përkundrejt standartit që janë pajisjet e tjera të certifikuara dhe qartësisht ju ma përmendët që këto gjetje janë krejtësisht të ndryshme që do të thotë shumë qartë, kjo lloj pajisje nuk bën dot atë që pretendon që bën dhe nuk ka marrë dot si rrjedhojë këto lloj certifikimesh që ne flasim.

Poll

MOS HUMB