
TIRANË- ZËRI zbuloi se rezultatet që marrin në dorë qytetarët që dalin nga këto aparatura që bëjnë matjet në pika farmacish, janë shumë larg realitetit.
Siç shihet edhe në grafikën e mëposhtme, i njëjti pacient brenda një periudhe dy mujore ka zhvilluar matjet në katër pika farmacie “Brisi” në zonën e ish-Bllokut, “Coli’s” pranë 21- Dhjetorit, “Orange Farmaci” pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza” dhe Farmaci “Ditë Natë” pranë Pediatrisë.
Krahasimi i vlerave na tregon atë që studiuesit kanë pranuar prej vitesh. Këto aparatura jo vetëm që nuk përcaktojnë deficencat në trup, por nuk janë as një sistem zbulimi për mungesat që mund të ketë pacienti dhe që mund të të orientojnë drejt një kontrolli më të specializuar.