
TIRANË- Një shërbim i ri, i reklamuar gjerësisht në rrjetet kryesore të farmacive në Shqipëri është edhe matja e vitaminave dhe minerale. Ky shërbim, i reklamuar kryesisht falas, në dukje një procedurë e lehtë dhe jo invasive, lë dyshime për efektet që mund të shkaktojnë në organizëm marrja e mëpasshme e suplementeve pas rezultatit që del në matjen që bëhet me këtë aparat.
ZËRI ka bërë një investigim në të gjitha farmacitë ku kryhen këto matje për të parë e monitoruar nga afër të gjithë procesin, ku e para që dalluam është mungesa e kushteve higjieno-sanitare.
Në momentin që një nga pacientët, i mitur, ngrihet nga karrigia ku dhe ishte ulur për të bërë matjet e vitaminave, tjetri ulet dhe vijon procedurën me të njëjtën pajisje. Farmacistja apo punonjësja e rrjetit të farmacive “Ditë e Natë”, nuk denjon as ta dezinfektojë aparaturë. Është pacienti i tretë ai që e vë re këtë gjë dhe kërkon që aparatura të pastrohet.