Aktualitet

Pjesa e shtatë-VITA MANIA/ Suplemtentet shiten pa kriter, farmacitë: Me dieta zëvendëson vetëm 5-10% të defiçitit

Megjithatë, nëse në tregun shqiptar jemi ende në mëdyshje për atë ç’ka na paraqesin farmacitë, në Evropë, skema të tilla shoqërohen me heqje licensash.

Redaksia Zëri
Pjesa e shtatë-VITA MANIA/ Suplemtentet shiten pa kriter, farmacitë:
Investigimi "Vita Mania"

TIRANË- Në pjesë ne shtatë të investigimit të bërë nga ZËRI në të gjitha pikat e farmacive në Tiranë, do të shihni se si një nga punonjëset në një pikë të farmacive “Orange” sugjeron marrjen e domosdoshme të suplementeve. Siç dëgjohet edhe në bisedë, pavarësisht shqetësimit nga ana e pacientit, asnjë defiçencë nuk rregullohet përmes dietës ushqimore.

Ilir Alimehmeti:

Kjo është një skemë klasike spekulimi që normalisht duhet të ketë një veprim institucional në këtë drejtim, ose për të përfituar para direkt përmes bërjes së analizave apo për shitje eventualisht suplementesh apo produktesh të tjera që duhet të themi, lejohen të shiten pa recetë, pra nuk është problem tek shitja e tyre, por ndoshta kjo përdoret si nxitës për të shkuar dhe për të shitur produkte të caktuara, për të prodhuar përfitim përmes një lloj mashtrimi. Sepse askush nuk do që të harxhojë para për një sëmundje që nuk ka. Megjithatë, barra ekonomike që i bie një familjeje nuk është e vogël, këto janë përgjithësisht preparate që kushtojnë.

Megjithatë, nëse në tregun shqiptar jemi ende në mëdyshje për atë ç’ka na paraqesin farmacitë, në Evropë, skema të tilla shoqërohen me heqje licensash.

Ilir Alimehmeti:

Këto skema janë parë në shumë shtete të ndryshme, me etni të ndryshme, pra të ofrohet diçka falas që ty të ngre një nevojë, një problematikë në mënyrë artificiale. Në këtë rast është duke i thënë një personi që ka një problem mjekësor dhe jo mendoj unë që është tejet e gabuar, etikisht dhe ligjërisht. Kjo është skemë e kolauduar mashtrimi. Atje vështirë që të ndodhë në këto kohë që ne flasim, mund të kenë ndodhur dekada më parë. Sepse tani legjislacioni është shumë më i ashpër dhe veprimi është shumë i shpejtë. Në radhë të parë vetë njerëzit nuk e bëjnë sepse patjetër këto duhet të shoqërohen me heqje licensash pastaj nëqoftëse krijohen situata të tilla.

Sciencebasedmedicine” madje ka bërë një shkrim shterues për këto lloj testimesh dhe shkruan se nuk kanë kuptim dhe nuk mbështeten nga ndonjë provë e besueshme, nuk bazohet në shkencë ose në realitet, është e bazuar në hamendje.

Përdorues dhe qytetarë nga e gjithë bota kanë lënë dhe përshtypjet e tyre në Reddit lidhur me këto pajisje që i kanë parë të paktën 30 vite më parë se Shqipëria.

Ilir Alimehmeti:

Unë ftoj në radhë të parë, kush është personel mjekësor, të zbatojë atë që ka mësuar në shkollë, atë që ka mësuar gjatë jetës së tyre profesionale që e dinë që është protokoll i duhur, trajtimi, diagnostikimi e me radhë dhe të veprojnë vetëm në bazë të laboratorëve dhe pikave të certifikuara, cilado qofshin ato. Çdo veprim jashtë këtyre do të thotë që ke filluar të lëvizësh jashtë protokolleve mjekësore dhe jashtë etikës shëndetësore.

Poll

MOS HUMB