Aktualitet

Lirimi i Malltezit, SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë!

SPAK do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë dje nga gjyqtarja Iliriana Olldashi

E.K
Lirimi i Malltezit, SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Nuk
Berisha dhe Malltezi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të GJKKO për të liruar nga qelia Jamarbër Malltezin. Në arsyetimin e SPAK thuhet se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë nga momenti i arrestimit që për Malltezin të ishte e nevojshme një masë më e butë sigurie.

“Nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë që të pranohej një masë më e butë sigurie”, thuhet në arsyetimin e SPAK.

Në një vendim të dhënë dje, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lirojë nga burgu Jamarbër Malltezin, duke zbutur masën nga “arrest në burg”, në “arrest në shtëpi”. Ndërkohë që e njëjta gjyqtare la në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën.

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të. Dje u publikuan në media dhe një konflikt interesi që gjyqtarja Iliriana Olldashi kishte me rastin e Malltezit, pasi nga kompania Homeplan ajo kishte blerë një apartament në kompleksin Magnet në vitin 2015.

Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor, dhe pas afro një muaji tashmë do të vijojë betejën e tij ligjore nga masa e arrestit të shtëpisë.

Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në truallin e të cilit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndërtuar 17 pallate. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi ka përfituar nga Berisha, asokohe kryeministër që të merrte pronën e ish-familjarëve të tij, dhe për ta kthyer atë në një kompleks banimi. Sipas prokurorisë së Posaçme, Malltezi kishte fituar më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB