Aktualitet

5 ditë pushim për administratën, qeveria ‘iu fal’ edhe të hënën

Dita e pushimit do të zëvendësohet në 3 muajt e parë të vitit të ardhshëm

E.K
5 ditë pushim për administratën, qeveria ‘iu fal’
Administrata 5 dite pushim

TIRANË- Dita e hënë do të jetë pushim për të gjithë punonjësit e administratës dhe shkollat.

Në këtë mënyrë për të gjithë punonjësit e administratës do të ketë një pushim 5 ditor, duke qenë se e marta dhe e mërkura përkojnë me festat e 28 dhe 29 Nëntorit.

Dita e hënë që do të merret pushim do të zëvendësohet një të shtunë, brenda 3 muajve të parë të vitit të ardhshëm.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është firmosur nga numri 2 i qeverisë Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

5 ditë pushim për administratën, qeveria ‘iu fal’
Vendimi i qeverise
Poll

MOS HUMB