
SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Orest Kalo, 41 vjeç, pronar i mjetit tip Benz me të cilin udhëtonin të miturit ku ndodhi aksidenti në aksin rrugor Stjar –Bajkaj, mbrëmjen e djeshme. Policia po ndjek në gjendje të lirë djalin e tij 14-vjeçar Orges Kalo.
Adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës.
Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë dhe për arsye të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.
3 të miturit kishin marrë makinën nga babai i njërit prej tyre, dhe u përfshinë në aksidentin e rëndë./Zëri.ai