Aktualitet

Aksident në Sarandë, minorenë në timon, 3 lëndohen. Një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik u shënua këtë mbrëmje në Sarandë. Tre adoleshentë, duke ecur me një mjet tip Benz, kanë përfunduar në kanal.

D.XH
Aksident në Sarandë, minorenë në timon, 3 lëndohen.
Aksidenti

SARANDË – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Stjar-Bajkaj. Tre adoleshentë të moshave 13-14 vjeç, duke udhëtuar me një makinë tip Benz kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. Në vendngjarje kanë shkuar ambulancat e Sarandës dhe adoleshentët janë transportuar drejt urgjencës së qytetit bregdetar.

Identiteti i adoleshentëve nuk janë bërë me dije, por vetëm inicialet dhe mosha e tyre. Bëhet fjalë për: A.D.,14 vjeç; F.H., 13 vjeç dhe E.K., 14 vjeç.

14-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.D është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai është intubuar, ndërsa dyshohet se ka një goditje të rëndë në kokë. Policia është në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB