OSTEND – Policia belge ka hetuar për shitjen e 3-4 kilogramë kokainë dhe gjurmët kanë çuar tek një shqiptar. Ky i fundit e quante veten “shoku im”, kalonte çdo natë në qytetin bregdetar të Ostend me një biçikletë elektrike. Kontaktet telefonike tregojnë se ai kishte shumë numra të personave të njohur për trafikim të lëndëve narkotike.
I dyshuari quhej Klaudio X dhe pretendonte se kishte shtetësi greke. Gjatë kontrollit në banesën e tij gjatë muajit shkurt, hetuesit gjetën 600 gramë kokainë, një armë zjarri dhe gati 29 mijë euro cash. Në garazhin e tij kishte edhe 2.2 kg kokainë dhe 14 mijë euro cash, të fshehur poshtë një dysheku.
Klaudio X ka thënë se përpara 3 vitesh ishte marrë me trafik të kokainës dhe për fitimet që nxirrte, kishte mbajtur edhe llogari. “Unë kisha 100 klientë në ditë dhe fitoja 300 mijë euro”, ka thënë ai. Prokuroria belge ka llogaritur se shqiptari kishte shitur së paku 9 kilogramë kokainë dhe ka kërkuar konfiskimin e 468 mijë eurove.
Për ngjarjet, nën akuzë ka qenë dhe një shqiptar 27 vjeç. K.A ishte gjatë kontrollit në banesë, duke thënë se ka vepruar për llogari të Klaudio X. Në dhomën e tij janë gjetur 600 gramë pluhur të bardhë. K.A tha se bënte korrierin e drogës. Më 1 prill 2019, X. u dënua gjithashtu me 1 vit burg me kusht në mungesë për pjesëmarrjen e tij në një bandë shqiptare të drogës. Tani po vuan dhe dënimin me 5 vite shtesë, pas provave të reja që e fundosën. Gjykata i konfiskoi 300 mijë euro. Ndërsa, bashkëpunëtori K.A u dënua 18 muaj burg me kusht./Zëri.ai/