
TIRANË- 26 kandidatë kanë shfaqur interesin e tyre për të marrë detyrën e kreut të Agjensisë së Mbikqyerjes Policore (AMP). Emrat janë në tavolinën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili pritet të përzgjedhë një prej tyre për të ia paraqitur më pas kryministrit Edi Rama.
Në listën shumëemërore bien në sy emra të zyrtarëve të lartë të AMP, të cilët janë në ''garë'' për të zënë vendin e lënë bosh nga ish-kryepolici Ardi Veliu. Mes tyre Florian Sulejmani, i cili ka qenë drejtues i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm në AMP dhe Durim Sota, i cili ka mbajtur detyrën e kreut të AMP rajonale në Vlorë-Gjirokastër.
EMRAT:
1. Indrit Hitaj
2. Florian Sulejmani
3. Alma Katragjini
4. Durim Sota
5. Melton Bllakaj
6. Denis Vasia
7. Hergis Jica
8. Xhavit Shala
9. Gentjan Shehaj
10. Luan Mema
11. Behar Gançi
12. Sami Rasha
13. Dritan Osmani
14. Kristaq Dashi
15. Ardian Marku
16. Artur Beu
17. Fatjon Malaj
18. Kreshnik Koka
19. Gëzim Cenaj
20. Ibrahim Disha
21. Pal Shkëmbi
22. Nikolin Kola
23. Medi Kuçi
24. Ramadan Çaço
25. Olgerta Ndoja
26. Robert Sevaj
Ardi Veliu dha dorëheqjen si kreu i Agjensisë së Mbikqyerjes Policore disa javë më parë. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit, duke mbajtur dhe spaletat e kryepolicit. Po ashtu dhe në ekzekutiv, Veliu ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës./Zëri.ai