Aktualitet

4 orë në pyetje/ Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i Xhaçkës hesht para gazetarëve

Artan Gaçi ka qëndruar sot për disa orë në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
4 orë në pyetje/ Artan Gaçi sërish në SPAK,
Artan Gaçi

TIRANË- Bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur sërish sot në SPAK. Gaçi ka qëndruar sot për 4 orë në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. E sapo ka dalë nga godina, u rrethua nga mediat, por zgjodhi që të mos bënte asnjë komente apo të shpjegonte se përse ishte thirrur në SPAK. Edhe pse gazetarët i listuan disa pyetje: Zoti Gaçi për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme për çfarë ishit sot në SPAK?; Keni një koment?; Keni tjetërsuar pronat në jug?, ish-deputeti socialist zgjodhi që të përgjigjej me një buzëqeshje. 

Megjithatë raportohet se Gaçi është thirrur për të dhënë deklarime si person në dijeni për hetimin e nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë, në lidhje tjetërsimin e tokës në Dhërmi, tek e cila do të ngrihej godina e investimit të tij "strategjik". Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në SPAK. Herën e parë, SPAK e kërkoi në tetor pas një kallëzimi të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. I njëjti denoncim çoi në pranga Jorgo Goron dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë Himarë, ndërsa SPAK ka vënë në sekuestro edhe truallin ku do të ndërtohej hoteli nga Gaçi.

Por pavarësisht akuzave të ngritura ndaj tij, Gaçi i shpëtoi 'valës' së arrestimit nga SPAK, pasi në pranga përfundoi Goro dhe zyrtarët e tjerë. Megjithatë duket se hetimi ndaj tij ende vazhdon. Megjithatë çështja e pronës në Himarë nuk është i vetmi shqetësim për Gaçin. Disa javë më parë, veç hotelit në Himarë, ZËRI publikoi të tjera aktivitete të Artan Gaçit në fushën e biznesit, të cilat përkojnë në kohë edhe me aktivitetin politik të Xhaçkës në qarkun e Korçës, ku çifti administron hotelin më luksoz të zonës, në mes të askundit, në Leskovik. Objekti ka qenë në pronësinë e biznesmenit Ekrem Bardha, që më pas ia ka kaluar këtë pronë Artan Gaçit.

Pse akuzohet Gaçi? 

Bashkëshorti i ish-ministres gëzon edhe statusin e investitorit strategjik. Dosja në fjalë lidhet me dhënien e një prone e cila sipas Belerit është tjetërsuar dhe më pas i është shitur Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Beleri akuzon në kallëzimin e tij, kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Beleri që është edhe kallëzuesi për këtë çështje akuzon kryebashkiakun Jorgo Goro se ka vendosur një parcelë në një hartë që nuk ekzistonte duke shtuar se edhe numri i pasurisë nuk ekzistonte./ZËRI

Poll

MOS HUMB