Aktualitet

Skandali me deklarimin e Tatimeve, AKSHI e pranon për ZËRI: U bllokua se kishte mbingarkesë, njësoj si Lotaria Amerikane

Madje për të bërë një krahasim kanë marrë edhe një shembull; atë të lotarisë amerikane, një sistem që nuk ka lidhje fare me shtetin shqiptar dhe nuk paguhet për t'u mirëmbajtur nga paratë e taksapaguesëve.

k.m.
Skandali me deklarimin e Tatimeve, AKSHI e pranon për ZËRI: U bllokua
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka pranuar në një përgjigje për ZËRI-n se moduli i Deklarimit Elektronik të Tatimpaguesve (eFiling) ka pasur një bllokim, por jo për shkak të ndonjë ndërhyrjeje që po kryhet. Në një komunikim "via" e-mail, AKSHI u shpreh për ZËRI-n se shkak për bllokimin e faqes zyrtares është bërë mbingarkesa. Sipas AKSHI-t, mbingarkesa ka ndodhur pasi tatimpaguesit i kanë lënë deklarimet për në momentin e fundit. Madje për të bërë një krahasim kanë marrë edhe një shembull; atë të lotarisë amerikane, një sistem që nuk ka lidhje fare me shtetin shqiptar dhe nuk paguhet për t'u mirëmbajtur nga paratë e taksapaguesëve. Megjithatë pretendojnë se kanë marrë të gjitha masat e nevojeshme për të zgjidhur problemin.

"AKSHI ka marrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj situate dhe sistemi është në funksionalitet të plotë. Na lejoni t’ju japim një shembull mbi një situatë të ngjashme, si në rastin e mbingarkesës që ndodh në platformën e aplikimeve, që kryhen për llotarinë amerikane, kur ka fluks aplikimesh në të njëjtën kohë. Punonjësit e AKSHI-t, sikundër të gjithë punonjësit e institucioneve publike, pajisen me certifikatë sigurie në bazë të pozicionit dhe natyrës së tyre të punës, në kuadër të njohjes me informacion të klasifikuar, në përputhje me Ligjin Nr.10/2023 “Për Informacionin e Klasifikuar”,"-shkruan AKSHI në përgjigje për ZËRI.

PËRGJIGJIA E PLOTË

"Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, përgjigjet për ngritjen, mirëmbajtjen e sistemeve e të aplikacioneve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për infrastrukturën e qendërzuar dhe infrastrukturën TIK për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. Sistemet eklektronike janë të konceptuara mbi kërkesa funksionale të përcaktuara dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nisur nga numri i lartë i deklarimeve që janë kryer nga tatimpaguesit në të njëjtën kohë (duke qënë dhe afati i fundit/dita e fundit e deklarimit), Moduli i Deklarimit Elektronik të Tatimpaguesve (eFiling) është mbingarkuar. AKSHI ka marrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj situate dhe sistemi është në funksionalitet të plotë. Na lejoni t’ju japim një shembull mbi një situatë të ngjashme, si në rastin e mbingarkesës që ndodh në platformën e aplikimeve, që kryhen për llotarinë amerikane, kur ka fluks aplikimesh në të njëjtën kohë. Punonjësit e AKSHI-t, sikundër të gjithë punonjësit e institucioneve publike, pajisen me certifikatë sigurie në bazë të pozicionit dhe natyrës së tyre të punës, në kuadër të njohjes me informacion të klasifikuar, në përputhje me Ligjin Nr.10/2023 “Për Informacionin e Klasifikuar”./ZËRI

Poll

MOS HUMB