TIRANË-Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Giese ka theksuar se puna më e madhe e Shqipërisë është veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.
I pyetur nga Deutsche Welle në Konferencën Federale për Shtyp në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, iu referua vlerësimeve të Komisionit Evropian për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor. Sipas zëdhënësit të diplomacisë gjermane, shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët po parashtrohen edhe nga qytetarët.
View this post on Instagram
“Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri. Pa dashur të hyj konkretisht në përmbajtjen e këtyre demonstratave, besoj se është e qartë që shteti i së drejtës dhe çështja e korrupsionit janë kritere të rëndësishme nëse një vend dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”,-tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Giese.