Aktualitet

“Narco Taxi” në Laprakë, Policia pranon fenomenin e denoncuar nga ZËRI: Tre taksistë shpërndanin kokainë, gjithçka funksiononte si 'call center' (SKEMA)

Pasi merrej porosia, droga dërgohej tek klientët përmes taksive. Gjithashtu, raportohet se komunikimet mes anëtarëve të grupit, zhvilloheshin përmes aplikacionit “Signal”.

F.m
“Narco Taxi” në Laprakë, Policia pranon fenomenin e
“Narco Taxi”

TIRANË- Operacioni “Tempulli 3” është vijimi i dokumentarit të publikuar nga redaksia e ZËRI-t, “Narco Taxi”. Tre muaj pas publikimit të dokumentarit që vërtetoi me zë dhe me figurë se si shoferët e taksive nuk kryejnë vetëm funksionin e transportit të qytetarëve, por janë edhe shpërndarës droge, Policia e Shtetit ka  zbërthyer të njëjtën skemë, ku në lojë janë të paktën tre taksistë.

Grupi i ‘zbërthyer’ përdorte një numër celulari që shërbente për të kryer porosi njësoj siç funksionon në një call center dhe kishte të punësuar operatorë që qëndronin 24 orë në një dhomë në Laprakë. Pasi merrej porosia, droga dërgohej tek klientët përmes taksive. Gjithashtu, raportohet se komunikimet mes anëtarëve të grupit, zhvilloheshin përmes aplikacionit “Signal”.

Një ditë më parë u njoftua për realizimin e operacionit “Tempulli 3” që u përfundua me arrestimin e 20 personave dhe pesë të tjerëve iu komunikua masanë qeli. 10 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se pjesë e grupit të goditur nga Policia e Tiranës, është edhe efektivi I RENEA-s Ervis Shkurta, i cili është vënë në pranga pak javë më parë, si dhe Shkëlqim Ostreni, Igli Begaj dhe Eno Sulejmani, të cilët u arrestuan në 22 mars, pasi u kapën me kokainë, dhe tentuan që të përplasnin efektivët e policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë

50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë

100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis

 27 telefona celular të markave të ndryshme

 5 automjete të markave të ndryshme.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Rei Ramushi,

Emiljano Birja,

Abdullah Zyberi,

Albjo Shkira,

Kevin Nazari,

Amarildo Jashari,

Florjan Çepa,

Ibez Zebi,

Florjan Miha,

Erol Bardhoshi,

Andrin Bajraktari,

Emiljano Maksutaj,

Hamza Firi,

Albi Bulku,

Maringlen Kolaj,

Armando Disha,

Klodjan Lena,

Altmir Mustafaraj,

Gentjan Agaj,

Flori Lime.

Dokumentari "Narco Taxi"

Një muaj më parë, Policia e Shtetit prangosi një një taksist nën efektin e lëndëve narkotike, shoferin e "Lux Taxi". Ky ishte aksioni i parë, që u bë për të goditur rrjetin e taksive që shërbenin si korrierë droge në Tiranë. Edhe pse ZËRI i ka dorëzuar të gjitha të dhënat dhe është treguar bashkëpunues ndaj autoriteteve kompetente, deri më tani nuk ka pasur asnjë verifikim mbi kompanitë që duket se vazhdojnë biznesin brenda biznesit. Droga vazhdon dhe shitet e konsumohet nga taksistët, gjë që u vërtetua edhe nga operacioni “Tempulli 3”, ndërkohë që qytetarët ende nuk janë të sigurtë për shërbimin që marrin.

Poll

MOS HUMB