Aktualitet

VD- Makina e policisë përfundon në lumin Lana, dërgohen drejt spitalit dy efektivët

Makina e policisë ka përfunduar në lumen Lana, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje

E.K
VD- Makina e policisë përfundon në lumin Lana, dërgohen
Pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë, ku makina e policisë ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka përfunduar në bordurën anësore të lumit Lana. Për pasojë dy efektivët e policisë kanë pësuar lëndime, dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, punonjësit e policisë kanë arritur që të dalin vetë në rrugën kryesore, ndërsa hetimet për aksidentin vijojnë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.       

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Poll

MOS HUMB