Aktualitet

Bie poshtë pista e grabitjes! Kush i dhunoi për vdekje të moshuarit në Dropull?

Policia ka hedhur poshtë versionin se çifti mund të ketë vrarë njëri tjetrin

E.K
Bie poshtë pista e grabitjes! Kush i dhunoi për vdekje të
pamje nga banesa e te moshuarve

DROPULL- Policia e Gjirokastrës vijon hetimet për vdekjen e çiftit të moshuar në Dropull, që sipas hetuesve është vrarë me sende të forta nga persina që kanë hyrë në banesën e tyre.

Policia ka në rrethin e të dyshuarve 3 persona për të cilët pritet përgjigjja e policisë shkencore që do të zbulojë nëse janë të implikuar.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Kjo për shkak se shtëpia e të moshuarve është gjetur e rregullt, si dhe në banesë janë gjetur shumë parash, që çifti i përfitonte nga pensioni që merrnin në shtetin grek.

Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri tjetrin.

Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi lIia 88 vjeçe u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup ditën e djeshme.

Policia ka shoqëruar 12 persona për ngjarjen, kryesisht banorë të fshatit, ndërkohë që çifti nuk ka pasur fëmijë.

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre./ZËRI 

Poll

MOS HUMB