Factcheck

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator 'kryekomunarin' e Leskovikut, si e bleu hotelin nga Ekrem Bardha?

Ndërkohë që burime për ZËRI-n, sqarojnë se vetëm investimi në distilerinë për prodhimin e xhinit kap vlerën e 500 mijë euro. Një vlerë marramendëse kjo, nëse përmendim që hoteli në fjalë në deklarimet zyrtare del me zero fitim, aktualisht.

Redaksia Zëri
Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator
Artan Gaci, Erion Isai dhe Leonard Konica

TIRANE- Në kohën që Kuvendi është duke pritur të shqyrtojë në Këshillin e Mandateve, mandatin e Olta Xhaçkës, SPAK është duke hetuar dhe verifikuar investimin e bashkëshortit të saj, investitorit strategjik, Artan Gaçi në Gjilekë.

Dy ditë më parë, ZËRI publikoi të tjera aktivitete të z.Gaçi në fushën e biznesit, të cilat përkojnë në kohë edhe me aktivitetin politik të Xhaçkës në qarkun e Korçës, ku çifti administron hotelin më luksoz të zonës, në mes të askundit, në Leskovik.

Melesin, siç raportuam edhe më herët, nuk është një hotel i zakonshëm.

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator

I fshehur kudo nga rrjetet sociale, ky hotel-distileri ka qenë objekt hotelerie edhe më herët.

Objekti ka qenë në pronësinë e biznesmenit Ekrem Bardha, që më pas ia ka kaluar këtë pronë Artan Gaçit.

Gaçi e ka ri investuar dhe “branduar” duke e pagëzuar fillimisht si Melesin.

Se me ç’vlerë është blerë kjo pronë nga Gaçi, kjo është një e dhënë e panjohur, edhe pse ne i kemi kontaktuar disa herë palët e përmendura në këtë shkrim.

Por nëse duket se aktiviteti politik i Olta Xhaçkës është i distancuar nga ai i biznesit të bashkëshortit, në fakt e vërteta është ndryshe.

Leonard Konica, administratori i Melesin, (hotel&distileri) është edhe administrator i njësisë administrative Leskovik, që në momentin kur nisi edhe Gaçi investimin në Melesin.

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator

Siç shihet edhe në këtë kronikë reklamë të RTSH, Administratori i Leskovikut, njëherazi edhe administrator i Gaçit, flet për përfitimet e turizmit në zonë. Edhe kronikat dhe intervistat janë realizuar në Melesin. Pra një reklamë e mirëfilltë. Por kaq nuk mjafton! 

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator
Kronika e RTSH, 3 javë më parë

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator

Edhe kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai zhvillon aktivitete të shumta në këtë hotel. E gjithë bashkia është e investuar për të bërë që biznesi i Gaçt të funksionojë. Vetë Isai, i kontaktuar nga ZËRI, deklaron se zoti Konica nuk është në konflikt interesi. 

"Zoti Leonard Konica është emëruar adiministrator i njësisë Leskovik prej datës 11.01.2022. Në djeninë time dhe institucionale; nuk kam asnjë informacion se zoti Konica cënon ligjin e konfliktit të interesit."-deklaroi Isai në një komunikim via ëhatsapp me redaksinë e ZËRI-t. 

Por kush e emëroi Konicën në bashki? A lidhen interesat e tij që burojnë nga aktiviteti privatisht me z.Gaçi me punën e tij si administrator e zyrtar shtetëror? Për këtë mjafton të shohim ligjin për konfliktin e interesit. Neni 29 i ligjit, për kufizimet e kryetarit të bashkisë apo komunës (rasti Konica), sqaron se nuk mund të jetë pjesë e një shoqërie tregtari apo të jetë i punësuar me kohë të plotë në një punë a detyrë tjetër. 

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator

Ndërkohë që burime për ZËRI-n, sqarojnë se vetëm investimi në distilerinë për prodhimin e xhinit kap vlerën e 500 mijë euro. Një vlerë marramendëse kjo, nëse përmendim që hoteli në fjalë në deklarimet zyrtare del me zero fitim, aktualisht.

Kaq do të mjaftonte për të kuptuar se çifti Gaçi-Xhaçka janë të interesuar që Melesin të mos jetë target i reklamës mediatike për ta. 

Kjo provohet nga një tjetër fakt. Më 28 shkurt 2024, disa ditë përpara se SPAK të arrestonte Jorgo Goron për falsifikimin e pronës mbi të cilën Gaçi do të ndërtojë resortin në Drimadhe, Artan Gaçi përmes zotërueses së tij të besuar Brunilda Tasi, bën ndryshimin e emrit të Melesin. Nga Melesin, hoteli quhet tashmë MDIJ. Përse kjo lëvizje? 

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator

Por edhe pse fijet po lidhen, sërish nuk kemi të qartë një pyetje. Si u pasuruan çifti Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi?

Bizneset që Gaçi ka patur kur ka hyrë në politikë, ka qenë ose me humbje ose në faliment. Nga kërkimet tona rezulton se në deklaratat zyrtare në ILDKPI, z.Gaçi dhe Xhaçka janë me një pasuri modeste, shumë larg modelit të investitorit strategjik që ndërton në Gjilekë, hap kompani farmaceutike apo ndërton një kështjellë në Leskovik.

Si u pasuruan Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi?/ ZËRI

 

Poll

MOS HUMB