LIVE UPDATES

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro! Tjetërsoi tokën e shtetit në favor të privatit

➤Kryebashkiaku aktual i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme. ➤Urdhri "arrest me burg" është lëshuar dhe për Stavri Mëhillin pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, por ai nuk është prangosur dot. Ndërsa është caktuar arrest shtëpie për tre zyrtarë të tjerë: kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj, juristin Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Bashin, Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës. Edhe masa ndaj Bashit, nuk është ekzekutuar dot, pasi ai nuk është gjetur në banesë. ➤ Goro është vënë në pranga pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave dhe i dënuar për shitblerje votash. ➤Në kallëzimin e kryer, Beleri akuzon kryetarin në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve. ➤Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçit, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka. ➤Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli. ➤Tashmë, me arrestimin e Goros, Himara ka mbetur zyrtarisht pa kryebashkiak.

8 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Mediat greke jehonë arrestimit të Goros: Rama po mundohet të na qetësojë me përfshirjen e Vangjel Tavos!

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro dhe Vangjel Tavo

GREQI- Mediat greke kanë raportuar arrestimin e kryebashkiakut të Himarës në detyrë, Jorgo Goro, i cili u vu në pranga këtë pasdite për tjetërsim pronash. Newsbomb, CNN, Protothema, In e shumë media të tjera i japin rëndësi faktit që Goro ndodhet pas hekurave falë kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri që është dënuar për tjetërsim votash. Por jo vetëm kaq! Protothema shkruan se ky arrestim nuk është rastësi pasi përmend faktin që pak ditë më parë kryeministri Edi Rama emëroi Vangjel Tavon si Prefekt të Qarkut të Vlorës me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Ndoshta momenti i arrestimit nuk është rastësi, pasi pak ditë më parë Rama emëroi në postin e prefektit të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të PS-së Tavo, qark ku përfshihet dhe Himara. Me shumë gjasa, pala shqiptare shpreson që pavarësisht se Goro i rrëmbeu zgjedhjet Belerit dhe bashkinë e Heimarrës, prania e një pakice tjetër që natyrisht nuk ka lidhje me Himarën dhe OMONIA-n, përmes Tavos, do të qetësojë reagimet greke,”- shkruan media greke.

Goro është vënë në pranga pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave dhe i dënuar për shitblerje votash. Në kallëzimin e kryer, Beleri akuzoi kryetarin në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve. Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçit, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!

1 VITE ME PARE

EMRAT- Kush janë ‘asistentët’ e Goros në tjetërsimin e pronës shtetërore, dy në arrati

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është vënë në pranga dhe akuzohet se ka shpërdoruar dy herë detyrën për tjetërsimin e një prone shtetërore. Pro, nuk ka vepruar i vetëm. Sipas njoftimit të publikuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Goro, në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, drejtuar nga Jerasimo Bashi, ka dorëzuar pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të. Stavri Mëhillit.

Në këtë rast, Goro ka pasur bashkëpunëtor edhe zyrtarët përgjegjës, kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, të cilët janë lënë në masën “arrest shtëpie”.  Mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka.

Goro akuzohet edhe për një rast tjetër, ku po në bashkëpunim me kreun e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës Jerasimo Bashi, ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Ndaj Bashit nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, pasi ai nuk është gjetur. Dhe pronari përfitues, Stavri Mëhilli, është shpallur në kërkim.

1 VITE ME PARE

Dy rastet që çuan në burg Goron, mbi 5000 m2 tokë bënë bashkëshortin e Xhaçkës investitor strategjik

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Olta Xhaçka, Jorgo Goro dhe Artan Gaçi

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është vënë në pranga dhe akuzohet se ka shpërdoruar dy herë detyrën, duke tjetërsuar pronat e shtetit dhe favorizuar privation. Sipas njoftimit të publikuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Goro, në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, drejtuar nga Jerasimo Bashi, ka dorëzuar pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, është tjetërsuar në favor të një subjekti privat dhe ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për Stavri Mëhillin. Në këtë rast, Goro ka pasur bashkëpunëtor edhe zyrtarët përgjegjës, kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, të cilët janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka.

Goro akuzohet edhe për një rast tjetër, ku po në bashkëpunim me kreun e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës Jerasimo Bashi, ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Ndaj Bashit nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, pasi ai nuk është gjetur. Dhe pronari përfitues, Stavri Mëhilli, është shpallur në kërkim.

Operacioni për arrestimin e Goros erdhi pas padisë së bërë nga Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, që ndodhet pas hekurave dhe është dënuar për shitblerje votash.

Beleri paditi Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve, nga personi që ka për detyre të lëshojë aktin; Foto Pavllo Mehilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës "Falsifikimi i dokumenteve", "Pastrimi i produkteve te veprës penale"; Artan Gaçin, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" si dhe Olta Xhaçkën, për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

Edhe Artan Gaçi është paraqitur për tu marrë në pyetje në SPAK për këtë çështje, në tetor të vitit të kaluar. Një ditë pas tij, në dyert e SPAK shkoi vetë kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili u mor gjithashtu në pyetje.

 

1 VITE ME PARE

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro, Artan Gaçi, Olta Xhaçka dhe Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme. Bashkë me Goron janë vënë në pranga dhe katër persona të tjerë. Goro është vënë në pranga pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave dhe i dënuar për shitblerje votash. Në kallëzimin e kryer, Beleri akuzon Goron se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve. Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçit, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Jorgo Goros, SPAK njoftim zyrtar: Shpërdoroi detyrën dhe tjetërsoi pronën në dëm të shtetit

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro në SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftimin zyrtar oër arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Në njoftim bëhet me dije se Goro, akuzohet dy herë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Në burg është lënë dhe Stavri Mëhilli pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”. Në njoftim bëhet me dije se është caktuar arrest shtëpie për tre zyrtarë të tjerë, J.B., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, B.A., me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe V.GJ., me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Goro është vënë në pranga pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave dhe i dënuar për shitblerje votash. Në kallëzimin e kryer, Beleri akuzon kryetarin në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve. Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçit, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 31, datë 23.03.2024, ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.G., me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.B., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B.A., me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.GJ., me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S.M., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 23.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr. 31, datë 23.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tre personave të hetuar J.G., B.A. dhe V.GJ., në kuadër të këtij procedimi penal, ndërsa për dy personat e tjerë masat e sigurimit personal nuk janë ekzekutuar ende.

1 VITE ME PARE

Kush ishte prokurori që e shoqëronte? Si u zu ngushtë Jorgo Goro nga agjentët që po e mbanin nën vëzhgim

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro

VLORË- Jorgo Goro ka qenë në praninë e një prokurori në momentin që i janë vënë prangat. Siç raportohet, Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës ndodhej në një lokal me një grup miqsh duke konsumuar një kafe. Por, mes miqve të tij, mësohet se ka qenë dhe një prokuror, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Goro është vënë në pranga pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave dhe i dënuar për shitblerje votash.

Në kallëzimin e kryer, Beleri akuzon kryetarin në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve. Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçit, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

 

1 VITE ME PARE

SKEMA/ Jorgo Goron e ‘dogji’ prona që bleu bashkëshorti i Olta Xhaçkës, investitori strategjik

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro

VLORË- Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës është vënë në pranga pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave dhe i dënuar për shitblerje votash. Në kallëzimin e kryer, Beleri akuzon kryetarin në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve.

Kjo pronë, pasi është blerë, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik Artan Gaçit, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

Beleri paditi Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve, nga personi që ka për detyre të lëshojë aktin; Foto Pavllo Mehilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës "Falsifikimi i dokumenteve", "Pastrimi i produkteve te veprës penale"; Artan Gaçin, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" si dhe Olta Xhaçkën, për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

Artan Gaçi është paraqitur për tu marrë në pyetje në SPAK për këtë çështje, në tetor të vitit të kaluar. Një ditë pas tij, në dyert e SPAK shkoi vetë kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili u mor gjithashtu në pyetje.

Kallëzimi i bërë nga Beleri:

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi.

Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.

Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj.

Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj.

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Kallëzimi
Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Kallëzimi
1 VITE ME PARE

DETAJE/ Jorgo Goros iu vunë pranga teksa pinte kafe në Dhërmi

Arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro!
Jorgo Goro

VLORË- Jorgo Goro, Kryebashkiaku në detyrë i Himarës është arrestuar teksa konsumonte një kafe në Dhërmi. Siç raportohet, Goro ishte ulur në kafene bashkë me disa miqtë e tij, ndërkohë që po vëzhgohej nga agjentë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar. Në momentin që ai është ngritur nga karrigia, agjentët i janë afruar dhe i kanë vënë prangat. Të arrestuar bashkë me Goron janë dhe katër persona të tjerë, ermat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije.

Goro mbeti në krye të Bashkisë së Himarës, pas arrestimit të të zgjedhurit, Fredi Beleri. Ky i fundit u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg. Beleri është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Tashmë, me arrestimin e Goros, Himara ka mbetur zyrtarisht pa kryebashkiak.

 

Poll

MOS HUMB