LIVE UPDATES

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin: Autorët po arratiseshin në Ukrainë

➤Ka shkuar në 143 numri i viktimave nga sulmi terrorist që ndodhi në një sallë koncertesh pasidten e djeshme, në Rusi. ➤Autoritetet kanë vënë në pranga 11 persona, mes tyre 4 të dyshuarit kryesorë për sulmin me origjinë nga Taxhikistani. ➤ Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se besojnë që sulmin e ka kryer një grup terrorist “satelit” i ISIS dhe jo vetë Shteti Islamik, por Rusia nuk ka komentuar ende mbi këtë. ➤ SHBA gjithashtu deklaroi se e kishte paralajmëruar Moskën në fillim të muajit, për mundësinë e një sulmi të tillë gjatë grumbullimeve të mëdha të njerëzve. ➤Ukraina ka mohuar çdo përgjegjësi të saj për sulmin, duke thënë se nuk ka asnjë përfshirje.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTOT-Lodra, qirinj dhe lule, viktimat e Moskës nderohen në mbarë botën

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
PAMJE NGA HOMAZHET

RUSI-Sulmi terrorist i një dite më parë në Moskë troniti gjithë vendet. Në mbarë botën, njerëzit po vendosin lule, lodra dhe ndezin qirinj për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi në sallën e koncerteve Crocus City Hall në veriperëndim të Moskës.

Numri i personave të vrarë në sulmin terrorist është rritur në 143. Presidenti Vladimir Putin shpalli 24 marsin ditë zie kombëtare në të gjithë Rusinë. Në të gjithë Rusinë po bëhen homazhe për viktimat. Në Moskë, njerëzit vendosin lodra në gardhin pranë Bashkisë Crocus.

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
HOMAZHE
Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
HOMAZHE
Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
HOMAZHE
Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
HOMAZHE
1 VITE ME PARE

‘U përpoqën të arratiseshin në Ukrainë’, Putin reagon për herë të parë mbi sulmin në Moskë

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me sulmin terrorsit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një salla koncertesh në Moskë, ku mbetën të vrarë më shumë se 100 persona.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por Forcat e Sigurisë ruse thonë se të dyshuarit kishin kontakte me Ukrainën dhe po përpiqeshin të iknin në kufirin mes dy vendeve.

Në një deklaratë në minutat e fundit Putin është shprehur se të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe se sulmuesit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës.

Vladimir Putin e konsideron masakrën e mbrëmshme si një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar” dhe thotë se të përfshirët “u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës”.

Ai shpalli ditën e nesërme ditë zie dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të vrarëve në sulm.

“Terroristët, vrasësit mund të presin vetëm një gjë, ata mund të presin dënim. Të gjithë sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar. Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundon ai.

1 VITE ME PARE

‘Kam hyrë nga Turqia’, dalin pamjet e një prej të arrestuarve për sulmin në Rusi (Rrëfimi)

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
Njeri prej te arrestuarve

RUSI- Disa persona janë vënë në pranga pas sulmit me armë që ndodhi në Moskë, ku mbetën të vrarë më shumë se 100 persona.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar një video e marrjes në pyetje të njërit prej të dyshuare, i cili thotë se ka hyrë në Rusi nga Turqia.

“Kam hyrë nga Turqia. Do të merrja 500 mijë rubla për krimin (5000 dollarë)”, dëgjohet të thotë i arrestuari.

“Më thanë të shkoja të vrisja njerëz, pa marrë parasysh çfarë lloji”, shtoi ai.

I arrestuari thotë se është kontaktuar nga ndihmësi i një kleriku islamik të cilin e ndjek në Telegram.

Mësohet se shtetasi i Taxhikistanit dyshohet se ka tentuar të fshihet në një pemë.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës./ZËRI 

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Sulmi në Moskë, qindra njerëz rreshtohen për të dhuruar gjak për të plagosurit

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
Moske

RUSI- Qindra njerëz janë rreshtuar për të dhënë gjak në Moskë, për personat e plagosur gjatë sulmit terrorist në një sallë koncertesh. Siç shihet dhe nga pamjet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka pasur një sensibilizim të madh të qytetarëve me personat që mbetën të plagosur gjatë sulmit, disa prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
Radhet e qytetareve qe dhurojne gjak

Deri tani numri i viktimave është mbi 90, ndërkohë që qindra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, por edhe të lënduar e asfiksuar si pasojë e zjarrit që pasoi në sallën e koncerteve. 

Policia ka arrestuar 11 persona si të dyshuar për ngjarjen, mes tyre 4 terroristët kryesorë, që janë me origjinë nga Taxhikstani./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Shkon në 93 numri i viktimave në Moskë, arrestohen 11 persona, autorët nga Taxhikistani

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
hetuesit

RUSI- Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në bashkinë në Moskë ka shkuar në 93. Kështu deklaroi komisioni hetimor rus i cituar nga Tass. Sipas të dhënave të para nga hetimet, viktimat kanë vdekur nga plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies, për shkak se salla shpërtheu në flakë pas sulmit.

Ndërkohë që 11 persona janë vënë në pranga si të dyshuar për sulmin terrorist. Drejtori i shërbimeve ruse të sigurisë FSB i raportoi Presidentit Vladimir Putin arrestimin e 11 personave, duke përfshirë katër terroristë të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në Bashkinë Crocus në Moskë. Kjo u raportua nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, i cituar nga Tass.

Sipas burimeve të inteligjencës ruse, katër terroristët e dyshuar janë të gjithë nga Taxhikistani. Këta janë emrat e tyre: Nasridinov Makhmadrasul, 37 vjeç, Ismonov Rivozhidin, 51 vjeç, Safolzoda Shokhinjonn, 21 vjeç dhe Nazarov Rustam, 29 vjeç.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Sulmi në Moskë, shkon mbi 80 numri i viktimave, SHBA: E kishim paralajmëruar Rusinë

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
Sulmi ne sallen e koncerteve

RUSI- Është rënduar bilanci i sulmit terrorist që ndodhi në një koncert në Moskë, ku numri i viktimave është mbi 80, mes tyre dhe 3 fëmijë. ISIS ka marrë përsipër sulmin, ndërsa në një reagim të shpejtë pas ngjajes së rëndë Kievi zyrtar mohoi përfshirjen në këtë akt të rëndë, më tragjiku prej vitesh në Rusi.  

Burra të armatosur me automatikë kallashnikov me veshje kamuflazhi sulmuan një sallë koncertesh në veriperëndim të qendrës së Moskës, duke hapur zjarr pa mëshirë ndaj pjesëmarrësve të koncertit. Para se të arratiseshin, sulmuesit hodhën edhe granata me lënë plasëse, duke bërë që e gjithë ndërtesa të mbushej me tym dhe flakë, duke vështirësuar edhe operacionin për shpëtimin e të plagosurve.

Rreth dy javë më parë autoritetet e sigurisë ruse thanë se kishin eliminuar një celulë të degës afgane të ISIS-it që po planifikonte një sulm të armatosur në kryeqytet, ndërsa SHBA-ja kishte paralajmëruar Moskën për mundësinë e një sulmi.

Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani, ka qenë një ndër politikanët e parë që ka dënuar sulmin në Moskë.

"Ne e dënojmë me vendosmëri këtë sulm terrorist. Pretendimi i ISIS është ndoshta i vërtetë, por ne presim të gjitha analizat që duhen bërë”, ka deklaruar Tajani pas ngjarjes. “Ne do të flasim për terrorizmin në samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet menjëherë pas Pashkëve në Bruksel dhe pastaj padyshim që do të diskutohet edhe në G7 për Punët e Jashtme që do të mbahet në Kapri nën presidencën italiane”, shtoi ai.

Deri tani mediat ndërkombëtare raportojnë për 80 viktima, ndërsa kanalet ruse në Telegram thonë se numri i personave të vrarë është 112, ndërsa shumë të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.

Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar "ngushëllimet" e tij presidentit rus Vladimir Putin për sulmin terrorist të mbrëmshëm në Moskë, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte hedhur poshtë paralajmërimet perëndimore për sulme të mundshme terroriste në Moskë si "shantazh" vetëm disa ditë më parë. Ambasada amerikane në Rusi kishte publikuar një alarm në faqen e saj të internetit më 7 mars, duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në kryeqytetin rus, përfshirë koncertet, për 48 orët e ardhshme për shkak të sulmeve të mundshme terroriste. Një mesazh që është marrë edhe nga Ministria e Jashtme britanike në faqen e saj. Të martën më 19 mars, Tass raportoi se Putini e kishte përcaktuar paralajmërimin e Perëndimit për sulme të mundshme terroriste në vend si "shantazh" të vërtetë.

Mbi 470 persona u përfshinë në operacionet për shuarjen e zjarrit që shkatërroi sallën e koncerteve Crocus City Hall të sulmuar mbrëmë nga një grup njerëzish të armatosur: Ministria ruse e Emergjencave e njoftoi këtë për Tass. "Janë gjithsej 477 persona dhe 183 njësi pajisjesh të përfshirë, duke përfshirë 192 persona dhe 79 njësi pajisje nga Ministria Ruse e Emergjencave," tha një zëdhënës i ministrisë.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi thashethemet nga CNN dhe New York Times pak orë më parë se Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar Moskën në fillim të marsit për një sulm terrorist që mund të godiste "mbledhjet e mëdha" në Moskë. "Në fillim të këtij muaji, qeveria e SHBA kishte informacione për një plan për një sulm në Moskë në tubime dhe koncerte të mëdha" dhe "e ndau atë me autoritetet ruse," tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Ëatson.

Presidenti rus Vladimir Putin u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve në sulmin terrorist të mbrëmshëm në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Tass.

Mes armëve të mbledhura nga forcat e sigurisë pas sulmit ishte edhe një kallashnikov i personalizuar dhe një rrip plot me karikatorë të përdorur nga terroristët./ZËRI 

1 VITE ME PARE

VIDEO- Të shtëna dhe njerëz që vrapojnë, momenti i sulmit me armë në sallën e koncertit në Moskë

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 143 numri i viktimave, Putin:
PAMJE NGA NGJARJA

RUSI- Moska është tronditur këtë të premte nga një sulm i armatosur ku raportohet për dhjetëra persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Pamjet e rënda nga vendngjarja janë përhapur në rrjetet sociale ku dallohen trupat e pajetë të disa personave që ndodheshin në koncert.

Qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja kanë vrapuar në katin e parë të godinës për t'i shpëtuar plumbave. 

Një video tjetër tregon ndërtesën në flakë, pasi personat e armatosur hodhën një granatë ose bombë në sallën plot me njerëz.

Poll

MOS HUMB