LIVE UPDATES

Sulm terrorist në Moskë/ Të paktën 40 të vdekur, qindra të plagosur, 1 i arrestuar

➤ Një sulm terrorist ka tronditur Rusinë. ➤ Në një sallë koncerti, në Crocus, në periferi të Moskës, janë raportuar për të shtëna dhe shpërthime. ➤ Të paktën tre persona të veshur me rroba ushtarake hapën zjarr, ndërsa njëri prej tyre është vënë në pranga. Numri i personave të plagosur dhe të vrarë është ende i paqartë, por deri tani raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur.➤ Sulmi ndodhi ndërsa turma ishte mbledhur për të ndjekur një koncert të Picnic, një grup i famshëm rocku. ➤Ende nuk dihet kush e ka organizuar sulmin.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Masakra në Moskë/ Shteti Islamik merr përsipër sulmin

Sulm terrorist në Moskë/ Të paktën 40 të vdekur, qindra
PAMJE NGA NGJARJA

RUSI- Në një kohë kur shigjetat po hidheshin në drejtim të Ukrainës, SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore në Moskë për sulmin terrorist që la dhjetëra të vdekur në hapësirën e ekspozitës Crocus të Bashkisë, Shteti Islamik morri përgjegjësinë për masakrën. Sipas raportimeve në shtypin francez, por edhe atë britanik, ISIS tashmë ka lëshuar një deklaratë të cilën e ka shpërndarë për mediat në fjalë.

Në fakt, siç raportohet nga rrjetet kryesore ndërkombëtare të lajmeve, si CNNi dhe Reuters: "Shteti Islamik, përmes kanalit të tij Telegram, mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë".

Sulmi me armë zjarri ndodhi në sallën Crocus, ndërsa raportohet për të paktën 40 viktima dhe mbi 100 të plagosur, sipas dëshmive paraprake nga autoritetet. Në sulmin terrorist kanë marrë pjesë katër persona, ndërkohë në pranga ka rënë vetëm një nga agresorët./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sulmi me 40 viktima në Moskë, arrestohet 1 nga agresorët (VIDEO)

Sulm terrorist në Moskë/ Të paktën 40 të vdekur, qindra
ARRESTIMI

RUSI- Një prej agresorëve që hapën zjarr me armë zjarri ndaj qindra civilëve në një sallë koncertesh në afërsi të kryeqytetit rus, Moskës, është arrestuar. 

Sulmi me armë zjarri ndodhi në sallën Crocus, ndërsa raportohet për të paktën 40 viktima dhe mbi 100 të plagosur, sipas dëshmive paraprake nga autoritetet.

Në sulmin terrorist kanë marrë pjesë katër persona. Nuk dihet ende fati i 3 agresorëve të tjerë./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Masakra në Moskë/ Kremlini: Sulm terrorist! Ukraina mohon përfshirjen (REAGIMET)

Sulm terrorist në Moskë/ Të paktën 40 të vdekur, qindra
PAMJE NGA NGJARJA

RUSI- Agjencia më e lartë hetimore e Rusisë po heton incidentin e sallës së koncerteve në Moskë si një sulm terrorist. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të shtënat dhe shpërthimet, dhe SHBA-ja ka thënë se nuk ka “asnjë tregues” se Ukraina ishte e përfshirë. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse Tass, tha: “Në minutat e para të incidentit në bashkinë e Crocus, presidenti u njoftua për fillimin e të shtënave. Presidenti furnizohet vazhdimisht nga të gjitha shërbimet përkatëse me informacione për atë që po ndodh dhe masat që po merren. Presidenti ka dhënë tashmë të gjitha udhëzimet e nevojshme”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka thënë se nëse ‘SHBA-të e dinin me siguri se Ukraina nuk ishte e përfshirë, atëherë duhet të ndajnë çdo informacion që kishte’.

“Në çfarë baze zyrtarët në Uashington nxjerrin ndonjë përfundim në mes të një tragjedie për pafajësinë e dikujt?”- tha Maria Zakharova.

Po ashtu zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka reaguar për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, duke i përshkruar imazhet si "të tmerrshme".

Ndërkohë drejtoria e Inteligjencës Ukrainase thotë se sulmi terrorist në Moskë është "një provokim i qëllimshëm nga Vladimir Putin".

"Ky është një provokim i qëllimshëm nga shërbimet speciale të Putinit, siç kishte paralajmëruar komuniteti ndërkombëtar", tha zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase Andriy Yusov.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Moskë brenda sallës së një koncerti. Nuk ka një numër të saktë të viktimave, por deri tani raportohet për rreth 40 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Ndërkohë raportohet se ka pasur edhe shpërthime, duke bërë që godina të përfshihet nga flakët./ZËRI

1 VITE ME PARE

VIDEO- Të shtëna dhe njerëz që vrapojnë, momenti i sulmit me armë në sallën e koncertit në Moskë

Sulm terrorist në Moskë/ Të paktën 40 të vdekur, qindra
PAMJE NGA NGJARJA

RUSI- Moska është tronditur këtë të premte nga një sulm i armatosur ku raportohet për dhjetëra persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Pamjet e rënda nga vendngjarja janë përhapur në rrjetet sociale ku dallohen trupat e pajetë të disa personave që ndodheshin në koncert.

Qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja kanë vrapuar në katin e parë të godinës për t'i shpëtuar plumbave. 

Një video tjetër tregon ndërtesën në flakë, pasi personat e armatosur hodhën një granatë ose bombë në sallën plot me njerëz.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në një sallë koncertesh në Moskë, dhjetëra të vdekur

Sulm terrorist në Moskë/ Të paktën 40 të vdekur, qindra
PAMJE NGA NGJARJA

RUSI- Të shtëna në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Krasnogorsk, një qytet afër Moskës. Sipas informacioneve fillestare, të paktën tre persona të maskuar kanë hapur zjarr. Të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën sipas vlerësimeve fillestare, raporton Ria Novosti. Ndërtesa më pas u dogj dhe tani është duke u evakuuar. 

Ria Novosti thotë se personat e armatosur gjithashtu "hodhën një granatë ose bombë, duke ndezur një zjarr. Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan. Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit të rëndë. /ZËRI

 
Poll

MOS HUMB