Aktualitet

Atentati në Kurbin/ Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen! Ja çfarë tha

Nuk dihen ende arsyet, por referuar dosjes hetimore thuhet se Gjeloshi është marrë në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjen, por nuk ka dhënë detaje.

E.K
Atentati në Kurbin/ Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin
Martin Bardhi

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin disa ditë më parë, por që plumbat i morën jetën ekonomistit të firmës së përpunimit të inerteve Selman Mihana. Raportohet se Gjeloshi, është marrë në pyetje më herët në lidhje me ekzekutimin e Martin Bardhit në Rreshen. Nuk dihen ende arsyet, por referuar dosjes hetimore thuhet se Gjeloshi është marrë në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjen, por nuk ka dhënë detaje. Detajet janë bërë me dije në emisionin “Në Shënjestër”.

“Lidhur mbi ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Martin Bardhi, ndodhur më 27 Shtator 2023, në lokalin e tij në qytetin e Rrëshenit, u pyet në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes edhe shtetasi, Ardian Marku (Gjeloshi). Por gjatë marrjes në pyetje, ai nuk dha ndonjë shpjegim me vlerë lidhur me rrethanat e ngjarjes, motivet apo autorët e veprës penale”, thuhet në dosje.

Ndërkohë vrasja e Martin Bardhit në Rreshen po hetohet nën sagën e hakmarrjes mes viseve Bardhi dhe Reçi.

Si ndodhi vrasja e Martin Bardhit?

Atentati ndaj Martin Bardhit u regjistrua paraditën e të martës, rreth orës 10:40. Plumbat e shtëna ndaj tij kapën edhe Oltion Gjinin, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhokun, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhin, ky i fundit me lidhje gjaku me viktimën. Deri më tani, dyshimi kryesor për vrasjen e tij lidhet me fisin Reçi. Kjo pasi më 26 maj të këtij viti teksa Saimir Reçi, (Nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 2020) ka pasur një konflikt verbal me Enrik Bardhin, djalin e viktimës. Pas sherrit Enrik Bardhi ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë automatikun për të vrarë bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me të ka ikur dhe viktima, Martin Bardhi. Për ngjarjen përfundoi dhe në burg, por doli vetëm 2 muaj para se të ekzekutohej.

Atentati ndaj Gjeloshit

Selman Mihana dhe Ardian Gjeloshi u qëlluan rreth orës 07:00 të mëngjesit të 10 shkurtit teksa po hynin në zyrë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të firmës që merrej me përpunimin e inerteve, ndërsa autorët kanë qëlluar të paktën 15 herë nga jashtë rrethimit. Plumbat i morën jetën në vend Mihanës ndërsa lanë të plagosur Gjeloshin. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Autorët dhe motivet mbeten ende të paqarta./ZËRI

Poll

MOS HUMB