Aktualitet

DINAMIKA/ Si u përgjak sërish Rrësheni, përplasja mes dy fiseve, ku dyshohet se fshihet autori

Pista që mund të lidhet me atentatin e dështuar ndaj Reçit është e vetmja ku po heton Policia. Ndërkohë ngjarja e sotme është rregjistruar të njëjtën ditë që dyshohet se Bardhi i bëri atentat Saimir Reçit.

Zeri
DINAMIKA/ Si u përgjak sërish Rrësheni, përplasja mes dy
Martin Bardhi, pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Kur kanë kaluar 8 orë nga ekzekutimi i Martin Bardhit në qendër të Rreshenit dhe plagosja e tre personave të tjerë, të cilët po konsumonin kafen me të, Policia e Lezhës ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të ngjarjes. Ata dyshohet të kenë qenë dy ndërsa identifikimi i tyre është i vështirë për shkak se kanë qenë të maskuar. Kamerat e sigurisë në zone dhe përreth saj pritet të zbardhin dhe lëvizjet e ekzekutorëve.

DINAMIKA/ Si u përgjak sërish Rrësheni, përplasja mes dy
Martin Bardhi

Si ndodhi ngjarja

Atentati ndaj Martin Bardhit u regjistrua paraditën e kësaj të marte, rreth orës 10:40. Viktima ka qenë duke konsumuar kafen në lokalin e tij në qendër të Rreshenit, i shoqëruar nga tre persona. Konkretisht Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi, ky i fundit me lidhje gjaku me viktimën.

Dy autorët e ngjarjes, të maskuar dhe me kallashnikov janë afruar në tavolinën ku qëndronte viktima dhe kanë hapur zjarr ndaj duke e lënë të vdekur në vend. Gjithçka që lanë pas ishin njolllat e gjakut në tokë, gota e filxhanë të thyer, një viktimë dhe tre të plagosur që u ndodhën në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

DINAMIKA/ Si u përgjak sërish Rrësheni, përplasja mes dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjendja e të plagosurve

Pa e ditur për rrezikun që u kanosej këtë të martë Oltion Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi ishin ulur në lokalin në pronësi të Martin Bardhit për të konsumuar një kafe kur breshëria e plumbave u lëshua drej tyre. Të tre morën dëmtime të rënda dhe u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se ata i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Njëri prej tyre, Indrit Bardhi ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Makina e autorëve u gjet e djegur

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Rreshënit dhe Lezhës rrethuan zonën me qëllim kapjen e autorëve. Këta të fundit të cilët lëviznin me një fouristradë të zezë kanë dalë në Rrugën e Kombit e më pas në fshatin Gëziq i kanë vënë flakën duke fshirë gjurmët që mund ti çonin tek ata. Dyshohet se aty i priste një tjetër makinë që i ka larguar.

Policia e Lezhës të mbështetura nga forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika të shumta kontrolli në akset kryesore ku dyshohet se mund të kalojnë por 8 orë pas krimit kapja e tyre mbetet ende larg.

Dyshimet për hakmarrje dhe kontrollet në shtëpinë e Saimir Reçit

Pas ngjarjes Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Saimir Reçit, të cilit më 26 mars të këtij viti iu bë atentat në dalje të Rreshenit. Sipas Policisë autorë të dyshuar të ngjarjes ishte Martin Bardhi dhe i biri Enrik Bardhi, i cili vijon të jetë në arrati. Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu i Shënkollit ku qëndroi si i dyshuar për atentatin ndaj Reçit. Por ky i fundit nuk ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së Policisë.

Pista që mund të lidhet me atentatin e dështuar ndaj Reçit është e vetmja ku po heton Policia. Ndërkohë ngjarja e sotme është rregjistruar të njëjtën ditë që dyshohet se Bardhi i bëri atentat Saimir Reçit.

Pasi nuk u gjet në shtëpi Policia ka nisur kërkimet për Reçin, mbështetur dhe nga përforcime nga ajri me helikopter si dhe pesë dronë. Ndërsa kërkimet nga toka vijojnë pa ndërprerje. Ende nuk dihet nëse në ndihmë të Policisë do të vijnë dhe satelitët “Albania”, të cilët në kohën e promovimit të tyre, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ato do të vinin në ndihmë të Policisë në ngjarje kriminale.

Si nisi saga e hakmarrjeve

Gjithçka ka nisur më 26 maj të këtij viti teksa Saimir Reçi, (Nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 2020) ka pasur një konflikt verbal me Enrik Bardhin, djalin e viktimës, shkak ishte bërë një parakalim me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Debati verbal mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike. Menjëherë pas sherrit Enrik Bardhi ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë automatikun për të vrarë bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me të ka ikur dhe viktima, Martin Bardhi.

Ata i kanë zënë pritë Saimir Reçit në dalje të Rreshenit dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Ai nuk pësoi lëndime pasi makina ishte e blinduar. Për shkak të të shtënave ai humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge ku dhe u përplas. Pas ngjarjes Policia shpalli në kërkim si autorë Enrik dhe Martin Bardhin. Ky i fundit u arrestua ndërsa i biri vijon të jetë në kërkim.

Si ndodhi ekzekutimi i Kastriot Reçit

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit. Ky i fundit u ekzekutua me sniper në qendër të qytettit të Rreshenit në vititn 2020. Autori tashmë i arrestuar e qëlloi Reçin nga një distancë e largët teksa ky i fundit ishte duke u takuar me një grua bashkë me vajzën e mitur.

DINAMIKA/ Si u përgjak sërish Rrësheni, përplasja mes dy
Kastriot Reçi

Autori Dorian Keçi qëndroi në tarracën e pallatit i qetë derisa ekzekutoi Reçin. Pas vitesh në arrati ai u arrestua rastësisht nga Policia, ADN zbuloi se ai ishte vrasësi i Kastriot Reçit në Rreshen. Vrasja e Reçit dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjes mes fiseve Gjini dhe Reçi. /Zëri

Poll

MOS HUMB