Aktualitet

Vrasja e Martin Bardhit/ Motori i 'Jeep-it' hyri nga Kosova, e solli një 'kurbinas'

Qarkullimi i mjetit të autorëve është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në Rrëshen, duke lënë të kuptohet se vrasja ishte e mirëmenduar dhe se autorët e kanë qëlluar shënjestrën e tyre në momentin që e kanë konsideruar më të përshtatshëm.

k.m.
Vrasja e Martin Bardhit/ Motori i 'Jeep-it' hyri nga Kosova, e solli
Martin Bardhi

LEZHË- Vrasja e Martin Bardhit ende nuk është zbardhur, por detaje të tjera kanë dalë në dritë dhe mund të çojnë autoritetet tek autorët. Një automjet tip "Jeep", i cili u përdor nga autorët në vrasjen e Martin Bardhit, i cili u qëllua për vdekje më 26 shtator, nuk e ka pasur ditën e parë të qarkullimit në qytet. Prej 3 ditësh ishte 'dukur' në zonë. 

Qarkullimi i mjetit të autorëve është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në Rrëshen, duke lënë të kuptohet se vrasja ishte e mirëmenduar dhe se autorët e kanë qëlluar shënjestrën e tyre në momentin që e kanë konsideruar më të përshtatshëm. Edhe pse lanë të plagosur edhe 3 persona të tjerë, që në momentin e ekzekutimit ishin nën shoqërinë e viktimës. Edhe pse makina u dogj në Gziq të Mirditës, hetuesit kanë mundur që të zbulojnë numrin serial të mjetit, i cili ka hyrë në Shqipëri nga Kosova.

Personi që e ka kaluar është identifikuar, por emri i tij nuk është bërë me dije. I vetmi detaj që zbulon pak nga identiteti i tij është origjina; personi që ka kaluar mjetin është nga Kurbini. Ai është identifikuar dhe marrë në pyetje nga hetuesit, duke u shprehur se motorin e mjetit e ka shitur, por shtoi se personat nuk i njihte. Sërish, emrat e këtyre të fundit, nuk janë zbuluar.

Si ndodhi vrasja?

Atentati ndaj Martin Bardhit u regjistrua paraditën e të martës, rreth orës 10:40. Plumbat e shtëna ndaj tij kapën edhe Oltion Gjinin, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhokun, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhin, ky i fundit me lidhje gjaku me viktimën. Deri më tani, dyshimi kryesor për vrasjen e tij lidhet me fisin Reçi. Kjo pasi më 26 maj të këtij viti teksa Saimir Reçi, (Nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 2020) ka pasur një konflikt verbal me Enrik Bardhin, djalin e viktimës. Pas sherrit Enrik Bardhi ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë automatikun për të vrarë bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me të ka ikur dhe viktima, Martin Bardhi. Për ngjarjen përfundoi dhe në burg, por doli vetëm 2 muaj para se të ekzekutohej./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB