Aktualitet

Atentati ndaj biznesmenit Gjeloshi, gjenden të djegura dy makina, dyshohet se u përdorën nga autorët

Makinat e djegura dyshohet se janë përdorur nga autorët

D.XH
Atentati ndaj biznesmenit Gjeloshi, gjenden të djegura dy makina, dyshohet
Atentati ne Lac

KURBIN- Dy ditë pas atentatit ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi, ku mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, që sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë.

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy makina të djegura pranë urës së Milotit, të cilat dyshohet se u përkasin autorëve të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për ZËRIN, se pista kryesore për të cilën po hetohet atentati, është ajo e konflikteve në biznes që mund të ketë pasur Gjeloshi. 

Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshajt për ta qëlluar, pasi ai lëvizte me makinë të blinduar. Duke qenë se lëvizte me automjet të blinduar, vrasësit e dyshuar e kanë pasur të vështirë që të godasin objektivin. Kur atentatorët kanë hyrë në zyrë, kanë qëlluar mbi Gjeloshajn dhe ekonomistin 70-vjeçar. Pas kësaj, ata janë larguar me makina.

Dyshohet se biznesmeni ka pasur dijeni për një vrasje të ndodhur në Rrëshen, por edhe për vrasje që kanë ndodhur në Lezhë dhe në Fushë-Kuqe. Autorët nuk kanë lënë gjurmë, që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tyre. Nuk është hera e parë që Gjeloshajt i bëhet atentat. Ai dhe më herët ka qenë “shënjestër” në atentate dhe ka shpëtuar mrekullisht.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB