
GREQI- Një sulm me armë ka ndodhur në një kompani detare në Glifadha të Athinës.
Mediat greke raportojnë se një person i armatosur ka hyrë në një kompani detare, pak pas orës 10 sipas orës lokale dhe ka hapur zjarr me një karabinë ndaj punonjësve të kompanisë.
Deri tani raportohen 1 viktimë dhe 2 persona të plagosur, të cilët janë dërguar me kod të kuq për në spital.
Personi që shkaktoi masakrën duket se është një ish-punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.
Në zonë po shkojnë forca të shumta policie ndërsa burime lokale thanë se autori është larguar në rrugicat e zones.
Ngjarja në rrugën Artemisiu dhe personi i dyshuar për sulmin besohet se është një 70 vjeçar egjiptian./ZËRI