Aktualitet

Tronditet Rrësheni! Ekzekutohet Martin Bardhi, plagosen 3 kalimtarë

Martin Bardhi ishte liruar vetëm pak kohë më parë nga burgu, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje

E.K
Tronditet Rrësheni! Ekzekutohet Martin Bardhi, plagosen 3 kalimtarë
Pamje nga vendi i ngjarjes

RRËSHEN- Shmanget masakra në Rrëshen! Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mesditën e kësaj të marte Rrëshenin, ku është ekzekutuar Martin Bardhi, një emër i njohur në botën e krimit, pasi ka qenë i dyshuar për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur më parë në qytet. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të Policisë. Në orën 10.40, kur disa persona janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje 62-vjeçarin Martin Bardhi. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vend dhe është mbuluar më pas me një pëlhurë të bardhë.

Tronditet Rrësheni! Ekzekutohet Martin Bardhi, plagosen 3 kalimtarë
Martin Bardhi

Por qëllimi i vetëm i autorëve duket se ka qenë atentati pa marrë parasysh të tjerët që do të lëndonin. Plumbat që ishin për viktimën kanë kapur edhe 3 persona të tjerë, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë me viktimën, në lokalin që ishte në pronësi të tij.

Tronditet Rrësheni! Ekzekutohet Martin Bardhi, plagosen 3 kalimtarë
Viktima

"Zëri.ai" ka identifikuar disa prej tyre. Bëhet fjalë për: Ilir Bardhokun, ish-drejtor shërbimesh në Bashkinë e Mirdirës; Olti Gjini, pronar i një lokali dhe një tjetër person, i identifikuar si Indrit Bardhi, i afërmi i viktimës. Të tre janë transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. 

Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Alfred Elezi viktima ka qenë në lokalin e tij me 3 të plagosurit e tjerë në një tavolinë. Elezi ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë. Sipas tij, 62-vjeçari ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur.

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi dhe janë plagosur tre të tjerë, që kanë qenë në tavolinë me të. Auotrët e ngjarjes kanë qenë dy persona të maskuar me fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes, është djegur në fshatin Gëziq. Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti. Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes. Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën. Këta të fundit kanë rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat “RENEA” dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë"-tha Alfred Elezi.

Por kush është Martin Bardhi dhe pse e donin të ekzekutuar?

62-vjeçari ka qenë një prej autorëve të të shtënave me armë ndaj Saimir Reçit, një ngjarje e ndodhur po ashtu në Rrëshen, në fillim të këtij viti. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në qendër të Rrëshenit në vitin 2020. Në ngjarjen e cila u regjistrua në 26 mars, është përfshirë edhe djali i Martin Bardhit, Erind Bardhi, si dhe një 28-vjeçar tjetër lidhje gjaku e familjes Bardhi. Ka qenë Erind Bardhi fillimisht, i cili është konfliktuar me Saimir Reçin në qendër të qytetit të Rrëshenit dhe pas këtij momenti ka shkuar në banesë për të marrë armën. Sipas Policisë, bashkë me babanë e tij, Martin Bardhin dhe një kushëri, qëlluan ndaj Reçit në dalje të qytetit, por makina e blinduar e shpëtoi këtë të fundit. Pak kohë më parë viktima e sotme u arrestua dhe më pas u la i lirë. Por megjithëse i shpëtoi akuzave të drejtësisë në lidhje me përplasjen me fisin Reçi, Bardhi nuk i ka shpëtuar plumbave të krimit, që pasojnë një seri hakmarrjes mes fiseve në Rrëshen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB