Aktualitet

DETAJE nga krimi në Kurbin/ 'Shënjestër' ishte biznesmeni Gjeloshi! U qëlluan teksa hynin në zyrë

Raportohet se “shënjestër” e sulmit ka qenë biznesmeni Gjeloshi, ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e bluzave të bardha.

E.K
DETAJE nga krimi në Kurbin/ 'Shënjestër' ishte
Pamje nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Kurbin ku mbeti i vrarë Selman Mihana dhe u plagos Ardian Gjeloshi. Raportohet se “shënjestër” e sulmit ka qenë biznesmeni Gjeloshi, ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e bluzave të bardha.

Mësohet se autorët kanë qëlluar jashtë rrethimit të biznesit që merrej me përpunimin e inerteve. Në momentin e të shtënave, biznesmeni dhe ekonomisti kanë qenë duke u futur në zyrë. Nga plumbat ka shpëtuar fatmirësisht roja e i objektit.

Policia e Kurbinit e mbështetur dhe nga Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe RENEA kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve. Po ashtu janë ngritur postoblloqe të shumta, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët./ZËRI

Poll

MOS HUMB