TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet lidhur me personat e përmendur në dosjen 'Metamorfoza II', ku të përfshirë ishin ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe Ervin Mata. E fejuara e tij, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është pjesë e listës së SPAK për të cilën do t’i nënshtrohen hetimit pasuror lidhur me përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC”.
Por nuk është vetmja. Sipas dokumentit të publikuar në median "Syri", gjithsej ka 40 persona që po u hetohet pasuria, e cila dyshohet se është vendosur me të ardhura të paligjshme. Mes tyre është Ervin Mata, prindërit e tij, Luan dhe Merita, e po ashtu edhe familjarë të tjerë të tij.
PJESË nga LISTA:
Matilda Grabova, e bija e Bajram dhe e Albana, e datëlindjes 28.04.2000, lindur më Durrës
Marko Grabava, i biri i Bajram dhe e Albana, i datëlindjes 11.10.2005, lindur më Durrës
Jonida Babameto, e bija e Trifon dhe e Llambrini, e datëlindjes 24.10.1997, lindur në Fier
Egon Babameto, i biri i Petrit dhe liri, i datëlindjes 28.01.1963, lindur në Durrës
Edo Babameto, i biri i Egon dhe i Jonida, i datëlindjes 09.09.2006, lindur në Tiranë
Luna Babameto, e bija e Egon dhe e Jonida, e datëlindjes 12.02.2008, lindur në Tiranë
Ervin Mata, i biri i Luan dhe Merita, i datëlindjes 10.08.1987, lindur në Tiranë
Luan Mata, i biri i Zeqir dhe i Hanife, i datëlindjes 01.05.1960, llindur në Dibër
Merita Mata, e bija e Fejzi dhe e Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë
Emis Mata, e bija e Fejzi dhe Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë
Elvana Gjata, e bija e Fatmir dhe e Donika, e datëlindjes 03.02.1987, lindur në Tiranë
Dokumenti mban firmën e prokurorit Vladimir Mara.
Po ashtu, “HEC DRITA ENERGY”, ku aksione ka dhe babai i Eralbit, Erzen Breçani, pritet të vihet në sekuestro prenventive nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK. Sipas "OraNeës", kompania e themeluar në vitin 2019, ndërsa pronarë të saj janë firmat “BREÇANI-R.O.S.P”. Por, në emër të Erzen Breçanit është një tjetër biznes i regjistruar në shtator 2022 është regjistruar me emrin “Breçani”.
“…investim, Operim, Prodhim, shfrytëzim, shitje i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike nga të gjitha burimet e rinovueshme të energjisë elektrike si dhe të gjitha veprimtaritë e tjera ligjore që rrjedhin nga aktiviteti tregtar i energjisë elektrike…”.
Përveçse pasurive fizike, kanë nisur edhe hetimet për transaksionet bankare të këtyre personave.
AKSIONI I SPAK
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli./Zëri.ai