Aktualitet

‘U rrëzuan në kopsht’, dy të mitur përfundojnë në spital

Dy fëmijë 5-vjeçar janë dërguar në QSUT, pasi dyshohet se u rrëzuan në kopsht.

D.XH
‘U rrëzuan në kopsht’, dy të mitur
Urgjenca

TIRANË – Dy fëmijë të moshës 5-vjeçare kanë përfunduar në QSUT në Tiranë për ndihmë mjekësore. Ata dyshohet se në mënyrë aksidentale janë rrëzuar në kopshtet që frekuentojnë. Njëri rast ndodhi në një kopsht që ndodhet në rrugën ‘Androniqi Antoniu Zengo’ dhe tjetri në rrugën ‘Irfan Tomini’.

“Në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”. Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim”, tha policia në një njoftim.

Disa javë më parë, në media u pasqyrua dhunimi i një vajze të mitur në një nga kopshtet e Tiranës. Rasti zbuloi më pas një sërë shkeljesh në institucione, që nga mos pajisja e kopshtit/kopshteve me licencë e deri të mos hetimi i rastit nga policia./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB