Aktualitet

'Lavatriçja' e parave të Ervin Matës/ Dashuria fundos Elvana Gjatën, SPAK nis hetimet

SPAK bën me dije se Elvana Gjata gjithashtu është nën hetim për shkak se është përmendur disa herë si "transferuese" e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.

k.m.
'Lavatriçja' e parave të Ervin Matës/ Dashuria fundos
Ervin Mata dhe Elvana Gjata

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata. Siç duket edhe në dokumentin e mëposhtëm, SPAK bën me dije se Elvana Gjata gjithashtu është nën hetim për shkak se është përmendur disa herë si "transferuese" e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin. Nga llogaria e saj bankare do të kaloheshin 500 mijë euro.

'Lavatriçja' e parave të Ervin Matës/ Dashuria fundos

Në dosjen e siguruar dhe zbardhur nga ZËRI, del në pah dhe emri i këngëtares nga biseda e zhvilluar mes Erzen Breçanit dhe të birit, Eralb Breçani.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

K9B9EP:...Persh...A eshte ky. Tini i joti... Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash...Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun...Ngage na kan pergjue...Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?...Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh...E maroj punet sa t’i kalosh kto halle...I thashë jo ne asnje menyrë...I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten...Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr...Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit.... I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin...

LIDHJA ERVIN MATA-ELVANA GJATA

Lidhja me Ervin Matën, dhe dijenia për aktivitetin e tij të paligjshëm, nxjerr sërish në skenë emrin e këngëtares Elvana Gjata, 5 vite kur ajo u përfol si molla e sherrit për masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën disa të tjerë. Edhe pse asokohe pas shpalljes në kërkim policor, pozita e këngëtares do të sqarohej, dhe sherri në dukje banal ‘pse më pe të dashurën’, u kthjellua shpejt se ishte një sherr për trafikun e kokainës mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Këngëtarja asokohe në kulmin e suksesit të saj në Shqipëri, do të zhdukej për disa kohë nga skena publike, e madje u përfol për një ndarje mes saj dhe Matës, por duket se pavarësisht turbulencave në pozitat ligjore të ‘bolit të kokainës’, raporti i tyre qëndron ende i shëndoshë. Jo vetëm kaq! Pasi Elvana Gjata dhe llogaritë e saj bankare, përdoreshin si një lavatriçe për paratë e kokainës që gëzonte jashtë vendit Ervin Mata.

Pas publikimit të skandalit më të fundit, Gjata  ka bërë disa postime në Instastory, ku njofton se do të jetë në disa koncerte në festat e Nëntorit në Gjermani. Por i ka hequr ndjekësve mundësinë për të komentuar në postimet e saj në rrjetet sociale, për të mos i përmendur ngjarjen e fundit.

AKSIONI I SPAK 

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB