Aktualitet

Raporti: Shqiptarët ndihen të pasigurt kur ecin natën

2 në 10 qytetarë të Shqipërisë shprehen se kanë frikë kur ecin natën dhe nuk kanë besim tek policia. Ndërsa, 1 në 10 qytetarë të Kosovës shprehet se ka frikë kur ecën gjatë mbrëmjes.

D.XH
Raporti: Shqiptarët ndihen të pasigurt kur ecin natën
Ecje naten

TIRANË – Indeksi i Ligjit dhe Rendit Gallup, vlerëson Shqipërinë me 80 pikë, sa i përket sigurisë së qytetarëve. Sa më i lartë rezultati, më të sigurt janë qytetarët e një vendi, kur ecin në rrugë. Shqiptarët janë shprehur se kanë frikë kur ecin mbrëmjeve, si dhe nuk kanë besim të mjaftueshëm tek policia lokale.

Krahasuar me një vit më parë, qytetarët e Shqipërisë ndihen më pak të sigurt. Kjo, pasi më 2021, Shqipëria vlerësohej me 83 pikë. Në raport me vendet ballkanike, vendi ynë është i parafundit, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, që ka 77 pikë. Kosova habit jo pak, teksa njerëzit thonë se ndihen të sigurt kur ecin natën, me 90 përqind të tyre që pohojnë diçka të tillë, më pas vjen Mali i Zi me 86 pikë dhe Serbia me 82 pikë.

Afërsisht 7 në 10 njerëz në botë shprehen se janë të sigurt kur ecin natën në vendin e tyre (71 përqind) dhe po kaq (72 përqind) kanë besim tek policia. Sipas sondazhit, 12 përqind e njerëzve kanë thënë se janë vjedhur vetë ose një i afërm ra pre e vjedhjes gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa 6 përqind kanë thënë se janë grabitur ose sulmuar fizikisht. Shifrat për këto tregues nuk ndryshojnë shumë nga vitet paraardhëse, 2020 dhe 2021. Rezultati mesatar për 2022 ishte 83 nga 100 përqind, pak i lëvizshëm nga vitet e tjera, duke nisur nga 2017.

Raporti: Shqiptarët ndihen të pasigurt kur ecin natën
Raporti i Gallup

Liberia (49 përqind) ka raportuar përqindjen më të lartë të njerëzve që shprehen se kanë frikë kur ecin natën dhe kjo gjë lidhet me faktin se në këtë vend shumë persona kanë rënë pre e grabitjeve prej kriminelëve dhe besimi tek policia është i ulët. Shumica e banorëve në Liberi (53 përqind) thanë se atyre vetë ose të afërmve iu janë vjedhur para gjatë 2022. Ky vend dhe Sierra Leone kanë treguesit më të ulët të sigurisë në glob. Çudia është se Taxhikistani ka rezultuar lider i vendeve ku qytetarët shprehen se janë më të sigurt, duke kaluar Singaporin (që më parë kishte qenë disa herë në krye të renditjes)./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB