Aktualitet

Gjendet trup i pajetë në Burrel 

Rreth orës 15:40 minuta të ditës së sotme, trupi i një personi u gjet pa shenja jete në qytetin e Burrelit. Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.

D.XH
Gjendet trup i pajetë në Burrel 
Policia e Burrelit

BURREL – Trupi i pajetë i një 78-vjeçari është gjetur gjatë ditës së sotme në Burrel.

Xh.Gj banues në Burrel u gjet pa shenja jetë këtë mesditë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk konstatohen shenja të dhunës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 15.40., në qytetin e Burrelit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.Gj., 78 vjeç banues në Burrel.

Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB