Aktualitet

Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit në SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

D.XH
Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Ilir Beqaj ne SPAK

TIRANË - Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur në SPAK. Ai u paraqit në Strukturën e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, që gjykata e posaçme ka vendosur ndaj tij. GJKKO vendosi që ish-ministri Beqaj duhet të paraqitet në ambientet e SPAK, çdo të premte në orën 15:30 minuta. 

Ai ndodhet nën hetim për dosjen e Sterilizimit. SPAK po ashtu i ka bllokuar pasaportën Beqajt, teksa i ka caktuar masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, sa i përket procesurës së dhënies së koncesionit të sterulizimit, në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“U vendos caktimi ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, njoftonte SPAK.

Kontrata origjinale që i ka hapur rrugë këtij koncesioni është firmosur në 10 dhjetor 2015 mes Ministrisë së Shëndetësisë të përfaqësuar nga ministri i kohës, Ilir Beqaj dhe administratori i kompanisë “SaniService”, Admir Daca. I arrestuar për koncesionin e Sterilizimit është biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncesionin dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB