
TIRANË-Pasagjerët e kompanisë ajrore shqiptare ‘Air Albania’, pasi kanë mbetur të ‘bllokuar’ në aeroportin e Rinasit për shkak të shtyrjes së udhëtimit. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e ZËRI, rreth 100 qytetarë që do të udhëtonin drejt Stambollit mbetën të bllokuar në aeroportin e Rinasit prej 5 orësh.
Pasgjeri shprehet se edhe pse kryer procedurën e "check in"-it u përballën me pritje prej orësh në hollin e aeroportit. Kompania nuk ka dhënë asnjë sqarim për vonesën.
DENONCIMI
Përshëndetje! Jemi rreth 100 pasagjere te bllokuar ne Rinas. Nuk japin asnje informacion. Ne 17.40 do niseshim per Stamboll me kompaninë Air Albania. Kemi bere cekinin dhe po presim brenda në hollin e aeroportot. ne talele shenimi i fundit ishte ora 22.. Por asnje njoftim prej 5 oresh.! Kompania Air Albania nuk jep asnjë sqarim.
Kjo nuk është hera e parë që kompania ajrore Air Albania shfaq probleme sa i përket orareve dhe korrektësisë me qytetarët. Me dhjetëra raste janë denocuar nga Redaksia e ZËRI-t, por siç duket problemi vazhdon dhe “Air Albania”, vijon të shkaktojë kaos./ZËRI