
TIRANË-Në një kohë kur po diskutohet për rritje të çmimit të apartamenteve për një ngadalësim të shitblerjes së pronave, agjencitë imobilare kanë një tjetër qasje. Agjentët imobilar së fundmi janë angazhuar në një trend të ri në rrjete sociale, ku reklamohet ulje e çmimit të apartamenteve.
Së fundi një agjent imobilar me një video të postuar në Tik Tok, shprehet se çmimet në qendër të Tiranës po rriten më ngadalë se më parë. Sa i përket zonave periferike, si Unaza e Re, Paskuqzni, Farka agjenti, njofton se ka projekte të reja të cilat po tërheqin interes për shkak të çmimeve të ulëta.
Një faktor tjetër ku ndalet është diskutimi mbi tatimin e pronave, ku shumë pronar po nxitojnë për të shitur banesat për të shmangur disa kosto shtesë dhe me këtë fak, agjenti fton qytetarët të fillojnë negociatat për të blerë një apartament.
Por edhe ky agjent nuk ka një shpjegim në lidhje me uljen e çmimeve të apartamenteve. Sa kohë ka që apartamentet janë stok? Çfarë ka ndodhur me pronat që çmimet po ulen?/ZËRI