Ekonomi

Çmimet e apartamenteve do të bien?/ Ekspertja: Tregu është bllokuar

Ka kërkesa të shtuara nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të bërë blerje të pasurive të paluajtshme.

k.m.
Çmimet e apartamenteve do të bien?/ Ekspertja: Tregu është
Foto ilustruese

TIRANË- Çmimet në sektorin e ndërtimit kanë nisur rënien. Mesa duket nuk janë më blerësit shqiptarë ata që po kërkojnë që të investojnë në vend. Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Dori Krraba konfirmoi se kërkesa për blerje pasurish të paluajtshme mbetet e lartë, por jo nga investitorët shqiptarë. Në një prononcim për "Money Report", ajo tha se ka kërkesa të shtuara nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të bërë blerje të pasurive të paluajtshme.

Për të, nuk ka ulje çmimesh. 

“Kërkesa mbetet e lartë, sidomos në 6-mujorin e dytë të vitit pasi dhe vera shton kërkesat për investime në pasuri të paluajtshme. Kemi rritje kërkesave për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të bërë blerja në Shqipëri. Në unazë janë rritur cimet me ritme të ndjeshëm. Kemi shtrenjtim të çmimeve edhe në zonat në periferi të Tiranës. Edhe qiratë janë në rritje, sepse kjo është një efekt zinxhir, Nuk kemi ulje çmimesh, por ndoshta stanacion,”- tha ajo.

Po ashtu, ekspertja thekson se edhe të huajt po shikojnë bregdetin si zgjedhje e duhur për të bërë investime në prona.

“Polakët, ukrainasit dhe rusët blejnë pasuri më shumë në zonat bregdetare. Shumë prej tyre vijnë të jetojnë, por një pjesë e shohin si investim,”- tha ajo.

Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim. Dhe në një kohë kur tregu po zien nga pikëpyetjet e shumta në lidhje me të ardhmen e tregut imobiliar, mes agjencive duket se po ndodh një trend i dyshimtë. Në muajt e fundit reklamohet ulja e çmimeve, edhe pse disa ekspertë apo agjentë ende nuk e pranojnë publikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB