Aktualitet

Probleme me dy linja ajrore, ‘Air Albania’ çudit me deklaratën: Na sulmuan shpendët

Edhe pse bëhet fjalë për një avion me defekt, vetë kompania pranon se janë bllokuar fluturimet me dy linja ajrore

E.K
Probleme me dy linja ajrore, ‘Air Albania’ çudit me
Shpendet sulmojne air albania

TIRANË- Pasi i lanë për dy ditë pasagjerët në aeroportin e Stambollit, në pritje të udhëtimit të kthimit për në Tiranë, kompania Air Albania vetëm mbrëmjen e djeshme ka shpërndarë një njoftim për mediat. Në deklaratë thuhej se një nga avionët ishte sulmuar nga shpendët në Rinas, dhe për këtë do të duhej që të riparohej, ndërkohë që po vetë kompania pranon që ka pasur probleme me dy linja.

“AIR ALBANIA RIKTHEN NË KOHË REKORD FLUTURIMET ME STAMBOLLIN & MILANON

Air Albania dëshiron të qetësojë pasagjerët në lidhje me ndërprerjet e fundit të fluturimeve me Stambollin dhe Milanon.

Dje në mëngjes, një nga avionët Airbus të Air Albania pësoi një "sulm" shpendësh në Tirane, një fenomen i shpeshtë në këtë sezon të vitit, duke rezultuar në vonesa dhe anulime të pashmangshme.

Stafet tona u vunë menjëherë në komunikim me Airbus dhe teknikët më të mirë të Turkish Airlines për të përshpejtuar procesin e riparimit. Me kënaqësi konfirmojmë se riparimet e nevojshme kanë përfunduar dhe avioni është tashmë plotësisht operacional.

Duke kërkuar mirëkuptimin për çdo shqetësim të shkaktuar, ne sigurojmë pasagjerët tanë se siguria e tyre mbetet prioriteti ynë kryesor. Për ndihmë ose pyetje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni ekipet tonë të shërbimit në terren dhe

Call Center 24/7 +355 4 224 6000”, thuhet në reagimin e kompanisë. 

Poll

MOS HUMB