Aktualitet

Vijon prej 2 ditësh zjarri në malin e Dukatit! Flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë

Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter.

F.I
Vijon prej 2 ditësh zjarri në malin e Dukatit! Flakët
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat duke djegur 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha. Era favorizon flakët duke rrezikuar për përhapjen e zjarrit në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore.

Krahu jugor i zjarrit, i cili ndodhet më pranë zonës së mbrojtur të Llogarasë, konsiderohet si më kritik dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm. Ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit malor në zonë ndërsa është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse në terren për mos përhapjen e tij.

Në terren ndodhen mbi 15 forca zjarrfikëse, të cilët punojnë në ndërrime të pandërprera. Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter./ZËRI

Poll

MOS HUMB