Aktualitet

VIDEO/ 'Air Albania', vijon të 'braktisë' qytetarët aeroporteve, por gjen zgjidhje për ministren Manastirliu

Sipas qytetarëve ministrja dhe stafi i saj janë nisur me një avion tjetër, të futur pa radhë. 

E.K
VIDEO/ 'Air Albania', vijon të 'braktisë'
Pamjet e qytetarëve që presin

TIRANË- ‘’Air Albania’’, vijon të lërë qytetarët aeroporteve. Së fundmi raportohet se me dhjetëra qytetarë janë detyruar një ditë më parë që të presin për orë të tëra në aeroportin e Stambollit pas një vonese disa orëshe të avionit të tyre. Siç shihet dhe në pamjet e publikuara, mes qytetarëve që presin ka dhe nëna me fëmijë të vegjël në krahë, të cilat sillen sporteleve pa asnjë zgjidhje.

Qytetarët shprehen se fluturimin e kishin të caktuar në orën 12:00 të drekës, por është shtyrë pa asnjë shkak, shkran Dosja. Ndërkohë kompania ajrore nuk ka dhënë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre. Avioni tyre është nisur pas orës 03:00 të mëngjesit. Por ndërsa qytetarët priten për orë të tëra, raportohet se ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila po kthehej nga Stambolli në Tiranë e ka gjetur zgjidhjen. Sipas qytetarëve ministrja dhe stafi i saj janë nisur me një avion tjetër, të futur pa radhë. 

Kjo nuk është hera e parë që kompania ajrore Air Albania shfaq probleme sa i përket orareve dhe korrektësisë me qytetarët. Me dhjetëra raste janë denocuar nga Redaksia e ZËRI-t, por siç duket problemi vazhdon dhe “Air Albania”, vijon të shkaktojë kaos./ZËRI

Poll

MOS HUMB