Aktualitet

“Air Albania” në kolaps, pas fluturimeve nga Stambolli, probleme edhe me nisjet nga Rinasi

Pavarësisht dhjetra denoncimeve nga qytetarët, kompania Air Albania ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim për braktisjen e pasagjerëve

E.K
“Air Albania” në kolaps, pas fluturimeve nga Stambolli,
Situata ne Rinas

TIRANË- Të gjithë udhëtarët që kanë zgjedhur që të fluturojnë me Air Albania, janë përballur me mjaft vonesa dhe problematika në dy ditët e fundit. Pas vonesave me pothuajse 48 orë të fluturimeve nga Stambolli drejt Rinasit, probleme tashmë janë shfaqur edhe në Tiranë.

Në disa video që janë publikuar nga JOQ, shihet se si dhjetra qytetarë kërkojnë llogari për vonesën e fluturimeve, ndërsa disa prej tyre paraqesin edhe probleme shëndetësore. Qytetarët shihen duke iu kërkuar llogari punonjësve të sigurimit, sa kohë që nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania ajrore.

‘Unë jam bërë operim, po më pret doktori që të më japë ilaçet’, është denoncimi i njërës prej qytetareve të pranishme në Rinas. “Kompani e degjeneruar, kjo tjetra është me insulinë”, deklaron një tjetër qytetare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

ZËRI kontaktoi me numrin e vënë në dispozicion nga Air Albania, për komunikimin me klientin, por punonjësja nuk kishte një përgjigje në lidhje me problematikat e shfaqura. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një kolaps total të kompanisë, pas zërave se Air Albania është drejr falimentit, apo me defekte në avion. E pavarësisht secilës prej arsyeve që mund të kenë çuar në vonesa, kompania duhet të japë një deklaratë publike për të gjithë klientët e saj që kanë blerë biletat e fluturimit, dhe ende në dyert e aeroporteve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB