
TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027, pas 14 orëve seancë maratonë. Pas debateve dhe përplasjve mes mazhoramcës dhe opozitës, projketbuxheti me vlerë mbi 10 miliardë euro, mori 80 vota pro, asnjë abstenim dhe 25 vota kundër.
Seanca, e cila nisi rreth orës 10:00 të së mërkurës, u shoqërua me diskutime të shumta mes palëve. Mazhoranca e cilësoi buxhetin si historik, me kryeministrin Edi Rama i cili e prezantoi nga foltorja e Kuvendit, duke renditur investimet publike, bonusi për pensionistët, uljen e TVSH-së, si dhe shtimi i financimit në arsim, shëndetësi, bujqësi dhe mbrojtje.
Nga ana tjetër, opozita e ka cilësuar një buxhet 'krimina', duke ngritur shqetësime për qytetarët dhe bizneset. Sipas tyre, buxheti është hartuar në mënyrë të fshehtë që nuk u shërbën qytetarëve.
Në vijim deputetët miratuan edhe pesë projektligje që lidhen me paketën e re fiskale:
Me 80 vota pro u miratuan disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, si dhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore”.
Me 79 vota pro u miratuan edhe disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”, ndërsa ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për akcizat”, u miratuan me 80 vota pro.
Me 70 vota disa ndryshime në ligjin “Për strehimin social”.
Me 80 vota pro edhe projektvendimin për një ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo – Territoriale”.
Ndërkohë, pas miratimit në parim në seancën plenare, projektbuxheti do të rikthehet për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku do të diskutohet nen për nen dhe mund të pësojë ndryshime përpara votimit përfundimtar./ZËRI
