TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar nga foltorja e Kuvendit fondet e parashikuara për bujqësinë në buxhetin e vitit 2027. Duke iu referuar shumës prej 17.9 miliardë lekësh dhe rritjes me 0.2% Korreshi u shpreh se kjo shtesë nuk përbën as gjysmën e një kokrre veze, ndërsa mbështetja për fermerët nuk mjafton as për të blerë çizme.
Gjatë fjalës së tij deputeti i Lushnjës kritikoi edhe fondet për kanalet kulluese duke thumbuar ministrin e Financave Petrit Malaj për shpërndarjen e buxhetit. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për gjendjen e Spitalit të Lushnjës mungesën e skanerit kushtet në pediatri dhe problematikat me furnizimin me energji elektrike në zonat bujqësore.
Reagimi i Saimir Korreshit:
“E dëgjova këtë bujqësinë se po merrte një revansh me 320 km/h, do të shpërthente. Nga katuni s’marrim vesh me shifra. Një pulë bën 200 koqe ve në vit. 0.2% i koqeve të vezëve është as gjysmë koqe veje. E ndien bujqësia këtë rritje? Ishalla nuk pjell 200 koqe ve se aha ngelëm pa ngrënë ne! Këto lekët tuaja fermerit s’i dalin as për çizme, i heqim edhe qafat se s’i dalin as për qafa më. Iku ky ë? Oho, iku Peço! Paska çarë ferrën dhe Peço! Hajde o Petrit, hajde o vëlla! Me këto lekë që ke vënë për kanalet se për rroga ke dhënë 12-fishin më shumë bashkisë se për rrugë. Patronazhimi gati, do ju marrim në punë me kontrata provizore, ec përpara, këtë e morëm vesh ne! Kanalet i ka mbytur ferra! Jo kallami, por lartësia e kësaj karabinasë këtu është! Si tha kryeministri, hoqëm biçikletat! Urdhëro skaneri në Lushnje, me biçikletë burri i huaj se ku ta lërë? Ne shkojmë për t’u vizituar te pneumologu, pneumologu ishte sëmurë vetë nga myku që ka aty, tha jam me ilaçe për vete! Te pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani! I fusin një të shpëlarë fëmijës atje para se t’i ndërrojnë bebelinat! Ka nevojë emergjente Lushnja për sistem uluktrik. Kush do të qeshë me sistemin uluktrik, mua m’u dogjën të gjitha pajisjet. Një kontratë për serën nuk e lidh dot që të çojë kabëll atje për ujë në pompë. Dua t’ju përshëndes se sot e keni vlerësuar ditën më me vlerë që duhet të kishte, te Asambleja rrinit të gjithë këtu, rrëk se mos ju kap ndonjë plumb, këtu s’vini. Samiti i NATO-s, i ra i-ja. Mirupafshim!” tha Korreshi./ZËRI