Aktualitet

Kreu 3 vrasje në Shkodër në vitet 2000, ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni

Më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës, Ftoni vrau bashkëshortët Gjelosh dhe Ardiana Markaj.

F.I
Kreu 3 vrasje në Shkodër në vitet 2000, ekstradohet nga Nju
Valentin Ftoni

TIRANË-Valentin Ftonin, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ftoni mbërriti në Rinas me avion charter, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, të koordinuar me Policinë e Shtetit. 52-vjeçari u arrestua më 11 tetor në Nju Jork, i cili për tu larguar nga Shqipëria përdori dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. 

Vrasjet 

Më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës, Ftoni vrau bashkëshortët Gjelosh dhe Ardiana Markaj. Sipas vendimit gjyqësor, vrasja u krye për motive gjakmarrjeje. Për këtë ngjarje, më 28 shtator 2001, Gjykata e Shkodrës e dënoi Valentin Ftonin me 25 vite burg për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për armëmbajtje pa leje. 

Më 12 gusht 2001, Ftoni u dënua për herë të dytë nga Gjykata e Shkodrës më 18 nëntor 2008, me 25 vite burg për vrasjen e Tom Gacit dhe armëmbajtjen pa leje. Përveç këtyre dy çështjeve, ai është gjykuar edhe për vrasjen e Behar Becit, ngjarje e ndodhur në vitin 2001, por për këtë akuzë është shpallur i pafajshëm.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Nju Njorku, shtetasi Valentin Ftoni, i dënuar dy herë, me nga 25 vjet burgim, për vrasje.   

Në vijim të njotimit të dhënë në muajin tetor 2026 dhe në vazhdën e punës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit me partnere ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në sajë të një pune të gjatë hetimore ndërmjet këtyre agjensive, më datë 08.10.2026, u arrestua në Nju Jork, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç, Policia e Shtetit dhe Agjensite Federale Amerikane të koordinuara nga DSS/OCIU në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kanë përmbyllur fazën përfundimtare të operacionit të qujtur “GLOBE”. 

Më datë 18.11.2026, u bë ekstradimi i shtetasit shqiptar Valentin Ftoni, i njohur në Shtetet e Bashkuara, me 3 identitete të falsifikuara si Valentin Bujaj, Parim Hajredini (identitet kosovar) dhe Alexander Campusano (identitet i Amerikës Qendrore). Valentin Ftoni, person me profil të larte kriminal, i dënuar në Shqipëri për vrasje të shumëfishta, u mor në dorëzim nga autoritetet federale amerikane ICE-ERO dhe DSS/OCIU dhe iu vu në dispozicion për veprime të mëtejshme procedurale, autoriteteve shqiptare të cilat e kanë dënuar atë, 2 herë me nga 25 vjet burgim, për disa vrasje të kryera gjate viteve 1998-2001.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare prej vitit 2001, pasi është dënuar 2 herë, me nga 25 vjet burgim, për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodres, dhe fshihej në ShBA, që pas arratisjes nga Shqipëria, duke shfrytëzuar identitetet e lartpërmendura.

Më datë 28.01.2001, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shettasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbjtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Cas, Shkodër, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje. 

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shtetasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”,  kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001, në Shkodër, ka vrarë shtetasin G. T.  
 
Ky rast, por dhe të tjerë, dëshmojne rritjen e dukshme të bashkëpunimit krah për krah me partneret amerikanë në çështje të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në fushën e zbatimit te ligit. 

Edhe ky rast, tregon sërish përkushtimin e Policisë së Shtetit, për rritjen e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar në nivele dypalëshe në terren, ndaj gjejmë rastin edhe një herë të falënderojmë partnerët tanë në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për ndjekjen e këtij rasti dhe të shumë rasteve të tjera në ShBA, por jo vetëm.

/ZËRI

MOS HUMB