Politikë

Rama viziton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek trajtimin e mesazheve në platformën 'Fol me Kryeministrin'

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga puna e stafit dhe procesi i trajtimit të mesazheve të qytetarëve.

M.K.
Rama viziton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek trajtimin e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Agjencisë për Media dhe Informim, ku është njohur nga afër me mënyrën se si administrohen kërkesat, ankesat dhe propozimet e qytetarëve të mbërritura përmes platformës 'Fol me Kryeministrin'.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga puna e stafit dhe procesi i trajtimit të mesazheve të qytetarëve. Sipas Ramës platforma e prezantuar pak ditë më parë po regjistron një interes të lartë nga përdoruesit.

'Fol me Kryeministrin' synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë duke u dhënë mundësinë të përcjellin pyetje, shqetësime, kritika dhe sugjerime. Platforma u prezantua si një hapësirë komunikimi që u drejtohet veçanërisht edhe studentëve.

Reagimi i Ramës në Facebook:

"Në Agjencinë për Media dhe Informim, ku punohet intensivisht edhe për platformën “Fol me Kryeministrin”, e cila ka një frekuentim mbresëlënës nga qytetarët." shkruan Rama në Facebook./ZËRI

MOS HUMB