Aktualitet

Ish-burri e masakroi me thikë, e afërmja e Suela Saliajt: Na fal, s'të shpëtuam dot! Alessia është me ne

E afërmja Mikena Hodaj shprehet se vajza e çiftit Alessia ndodhet pranë njerëve më të dashur prej saj.

D.XH
Ish-burri e masakroi me thikë, e afërmja e Suela Saliajt: Na fal,
Suela Saliaj dhe Renato Muhaj

SHBA- Një e afërme e Suela Saliajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Renato Muhaj në Florida, ka reaguar në rrjetet sociale për vdekjen e së resë shqiptare.

Ajo shprehet se është e lënduar dhe falënderon të gjithë personat që i kanë dhënë mbështetje familjes Saliaj dhe të afërmve të 32-vjeçares. E afërmja Mikena Hodaj shprehet se vajza e çiftit Alessia ndodhet pranë njerëzve të saj më të afërt, teksa të gjithë po përpiqen t’i japin ndihmë.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën. Alessia është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevoje. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.

Ëndrrat dhe planet e saj ishin te mëdha por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me Alessian. Suela je gjithmonë ne zemrat tona. Asnjë nuk meriton fatin tënd. Ti ishe një vajze kinge dhe e pavarur. Çdo sfidë në rrugën tënde e ke fituar me sukses. Sa shumë njerëz të duan e shkruajnë për ty! Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë. Je shpirti jonë! Të duam përgjithmonë! Shpirti jot u prehtë në paqe”, shkruan familjarja.

Suela Saliaj me profesion ekonomiste u vra nga bashkëshorti shqiptar Renato Muhaj. Ky i fundit ishte ndarë nga Saliaj, ndërsa mori peng edhe Alessian, vajzën 8-vjeçare që kishte çifti./ZËRI/

Poll

MOS HUMB