Video

TRAGJEDI në familjen shqiptare në SHBA! I riu vret gruan dhe rrëmben të bijën

Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij, Suela Saliaj, një e re me profesion bankiere. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares Alessia, e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

F.m
TRAGJEDI në familjen shqiptare në SHBA! I riu vret gruan dhe
Renato Muhaj, e bija Alessia dhe bashkëshortja Suela Saliaj

SHBA- Renato Muhaj, një 34-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe ka rrëmbyer të bijën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Clearëater, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku familja jetonte prej vitesh. Muhaj ka goditur edhe të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij, Suela Saliaj, një e re me profesion bankiere. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares Alessia, e cila ishte rrëmbyer nga i ati. Muhaj u largua pas ngjarjes dhe u shpall në kërkim, por e tradhtoi një biletë parkimi të cilin ai e kishte marrë në krahinën e Pinellas në shtator 2022, zonë ku kishte dhe një apartament të dytë. Të dhënat e biletës treguan adresën e apartamentit. 8-vjeçaren policia e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Prindërit e tij u shtruan në spitalin Morton Plant ku dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB